Ca pyetje për shokun zv.Kryeministër(1. Ridvan Bode duhet të ketë frikë nga SPAK...?)

Postuar në 18 Shkurt, 2019 16:20

Zv.kryeministri Erjon Braçe ka analizuar sot sipas mënyrës së vet arsyen se përse Partia Demokratike vendosi djegien e mandateve. Shkruan z. Braçe, i cituar gjerësisht nga mediat e pushetit:

As SPAK e as BKH, as Gjykatës Kushtetuese, as Gjykatës së Lartë, të gjitha në punë shumë shpejt.

Arsye e fortë apo jo?! Vetëdjegia buron nga deshpërimi i madh!

Arsyeja është #ReformaPerpara pa pyetur për bllokimin me tym e flakë, hekur e beton, votë e bojkot prej tyre

Le ta konsiderojmë si të vërtetë këtë arsye, edhe pse pak ditë më parë Parlamenti forcoi masat imunitare për deputetët.  Nisur nga kjo premisë lindin disa pyetje që z. Braçe ndoshta duhet t’I përfshijë në ekuacionet e analizave të tij për të na sqaruar edhe ne, popullin:

  1.   Mbi cilat garanci apo të dhëna mendon zv.kryeminsitri se agjencitë në fjalë do të kenë punë me përfaqësues të PD-së?
  2.   Ka të dhëna apo prova konkrete për implikimin e tyre në afera korruptive, apo janë vetëm supozime dhe perceptime?
  3.   Nëse ka prova dhe të dhëna konkrete, pse nuk ka bërë denoncime zyrtare deri më tani qeveria e PS-së (sidomos në muajt e pushtetit të Arta Markut)?
  4.   Cilat janë garancitë e zv.kryeministrit se këto agjenci në fakt nuk trembin apo duhet të trembin më shumë ministra, ish-ministra dhe drejtorë të qeverisë aktuale që janë kapur në korrupsion masiv?
  5.   Le të na thotë z. Braçe: Po Ridvan Bode duhet të ketë frikë nga SPAK, BKH e tërr tërr tërret e pafundme të akronimeve që po na mbysin?

Falemnderit shoku zv.kryeministër po na dhe një përgjigje!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.