Trump kërkon nga Europa strehimin e xhihadistëve

Postuar në 17 Shkurt, 2019 11:08

Presidenti amerikan, Donald Trump u kërkon aleatëve evropianë të "kthejnë" nga Siria më shumë se 800 xhihadistë të Shtetit Islamik dhe t’i dënojnë. "Kalifati është gati të bjerë" shkruajti presidenti amerikan në një mesazh në Tëitter.

 “Zgjidhjet alternative nuk janë më të mirat, ne do të jemi të detyruar t’i lëmë ata të lirë ..."-shtoi më tej kreu i Shtëpisë së Bardhë. Forcat siriane Demokratike (SDF) kanë rrethuar nga të gjitha anët luftëtarët e Shtetit Islamik në një lagje të fshatit Bagouz pranë kufirit me Irakun.

Presidenti Trump ka premtuar të tërheqë forcat amerikane nga Siria pas disfatës së shtetit islamik në ato territore, duke ngritur pyetje rreth të ardhmes së kurdëve që janë aleatë të Uashingtonit, si dhe përfshirjen e Turqisë në verilindje të Sirisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.