Të mos i dëgjojmë kaq shumë ambasadat e huaja

Postuar në 16 Shkurt, 2019 15:21

Për protestën e sotme në Tiranë kanë reaguar edhe ambasada amerikane dhe OSBE-ja. Tam tami është i njohur: rrini mirë, protestoni qetë. Mundësisht merrjani valles para zyrave të Edi Ramës.

Të mos i marrim ambasadat për atë që nuk janë. Shikojeni këtë video të vitit 2014. Është ish-ambasadori amerikan Aleksander Arvisu që shpjegon se përse tha se Berisha është burrë shteti pas ngjarjeve të 21 janarit 2011. Arvisu na thotë se I ka pëlqyer fakti që Berisha nuk organizoi kundër minting.

Sot ambasada ka tjetër qëndrim. Është shumë në merak për pronën publike të shqiptarëve. Mos ia vini veshin edhe aq. Fundja po provohet se amerikanët janë miq që po u the njeherë Jo, mërziten qamet. Mos t’i lëmë edhe të bëhen kujdestarë të pronave tona. Kanë Edi Ramën që i kërkon falje dynjasë për shqiptarët në emër të vetes. Le ta mbajnë afër se u duhet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.