Tsipras lë detyrën e ministrit të Jashtëm. Ministria e Jashtme i besohet Giorgos Katrougalos

Postuar në 15 Shkurt, 2019 13:27

Kryeministri grek, Alexis Tsipras, ka bërë së fundmi disa ndryshime në kabinetin qeverisë. Sipas mediave të vendit fqinj, Tsipras ka zëvendësuar pesë zv.ministra në qeverinë e tij dhe ka dhënë dorëheqje nga roli i tij si ministër i Jashtëm, që e mori pas dorëheqjes së Nikos Kotzias.

Ministri i Jashtëm i ri do të jetë Giorgos Katrougalos, aktualisht ministër në detyrë. Për çështjet europiane, ministre alternative do të jetë Sia Anagnostopoulou.

Elftheria Hatzigeoriou do të jetë zv. ministre për Maqedoninë dhe Thrakën dhe zëvendëson në këtë detyrë, Katerina Notopoulou.

Contantinos Barkas vjen në detyrën e zv.ministrit për Sigurinë Sociale ndërkohë që një tjetër zv.ministër është ndryshuar në Ministrinë e Infrastrukturës.

Nga të gjitha ndryshimet më i rëndësishmi është ai i caktimit në detryë të Katrougalos.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.