Letra e Trump për Vuçiç: Njohja e Kosovës hap rrugën e Serbisë drejt BE-së

Postuar në 15 Shkurt, 2019 14:44

Mediat serbe raportojnë për një letër të presidentit amerikan Donald Trump, dërguar homolgut të tij serb, Aleksander Vuçiç me rastin e festës kombëtare të Serbisë.

Shtetet e Bashkuara mbeten të patundura në përpjekjen tuaj të shenjtë për të thelluar bashkëpunimin rajonal. Veçanërisht në çështjen e normalizimit të marrëdhënieve më Kosovën. Një marrëveshje historike, me një pranim të ndërsjellë në thelb, do të ndërtonte rrugën e Serbisë drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimit në BE

citohet letra e Trump.

Presidenti amerikan flet për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë që përbën në fakt edhe thelbin e kërkesës së qeverisë së Kosovës në momentin e tanishëm.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.