Eurot në sirtarin e të brendshmeve

Postuar në 15 Shkurt, 2019 14:04

Kontrolli në banesën e gjyqtarit Skënder Damini ka prodhuar disa fotografi të “çuditshme” të zakonit të njohur se lekët mbahen nën dyshek. Report Tv përcjell në fakt foto të lekëve – mijëra euro në sirtarin e rrobave të brendshme të bashkëshortes, që cilësohet si vendndodhje pikërisht kështu, si e si për të treguar se me akuzat për korrupsion vjen edhe mundi i të akuzuarit për të fshehur lekët.

Një pamje që e çnderon publikisht gjyqtarin edhe kështu i kapur në një situatë aspak të pëlqyeshme. Kontrolli në banesën e tij  evidentoi edhe disa municione luftarake pa leje. Damini është pjesë e Gjykatës së Apelit në Vlorë dhe ishte ndër ata gjyqtarë që vendosën gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin që përfitoi kështu heqjen e dënimit me burgim të përjetshëm.

Është për t’u shënuar se urdhëri i kontrollit në banesë për gjyqtarin Damini erdhi pas presionit publik për vendimin për Dajtin, ndërkohë që nuk është e qartë se përse kontrolle të tilla nuk vihen në lëvizje në përputhje me procedurat edhe në raste të zakonshme gjykimesh. Pyetja në fjalë bashkë me ngjarjen në zhvillim konfirmon se dyshimet për korrupsion nuk janë as spekullim dhe as keqdashje. Thjesht ky korrupsion që po deformon çdo gjë duhet hetuar në mënyrë sistematik dhe sistemike përtej detyrimit nga zhurma e mediave për çështje të caktuara.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.