Autoritetet ruse rihapin pas 60 vjetësh hetimet për incidentin e Kalimit Dyatlov

Postuar në 15 Shkurt, 2019 22:34

Mediat ruse shkruajnë se autoritetet në vend kanë vendosur që të rihapin hetimet për incidentin e famshëm të Kalimit Dylatov, mbi të cilin ka rreth 60 vjet që janë ngritur spekullime nga më të shumta deri edhe në hipotetizimin e tezave fantastike.

Hetuesit ruse që tanimë do të varen nga një komitet federal do të kryejnë nëntë ekzaminime të ndryshme në vendngjarje, por sipas përfaqësuesi të prokurorisë së rajonit të Sverdllovskut, Andrei Kuryakov, do të jenë tri teoritë që do të konsiderohen:

Uragani, pllakat e dëborës dhe orteku, që sipas tij janë anashkaluar nga një listë zyrtare teorish 75 gjithësej, që zënë fill që nga një veprim i organizuar nga qeveria sovjetike e deri te ngjarje mbinatyrore.

Ngjarja daton më 23 janar të vitit 1959 kur nëntë studentë nga Instituti Politeknik i Uralit u nisën për ecje në pjesën veriore të maleve Urale. Ata drejtoheshin nga Igor Dyatlov, student i inxhinierisë që edhe i ka dhënë emrin incidentit.

Për shkak se ata nuk po ktheheshin për disa ditë, nisën kërkimet që sollën rezultate të papritura. Tenda e studentëve ishte çarë nga brenda dhe në të ndodheshin ende mjetet e tyre. Trupat u gjetën ditë më pas, të në grupe prej 2 apo 3 njerëzish, disa milje larg nga kampi ku kishin qëndruar; të veshur hollë për temperaturat shumë të ulëta, disave u mungonin këpucët, apo edhe ishin zbathur.

Nga hetimet rezultoi se gjashtë prej viktimave kishin vdekur nga hipotermia, ndërsa tre të tjerët nga plagë të jashtme të mëdha. Në maj të atij viti hetimet e mbyllën dhe duket se kjo ushqeu morinë e teorive që qarkuan incidentin. Një prej tyre ishte se qeveria ndaloi hetimet për shkak se studentët kishin qenë dëshmitarë të testimit të një arme të re sekrete. Nga ajo kohë incidenti është mbuluar me mister dhe është shpjeguar me lloj lloj teorish deri te Këmbëmadhi apo alienët, të gjitha mesa duket që përjashtohen nga autoritetet ruse. Më poshtë një material që shtjellon teoritë që qarkojnë incidentin:

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.