Zbulohen në Tanzani fosilet e një Titanosauri (Video)

Postuar në 14 Shkurt, 2019 17:39

Shkencëtarët zbuluan në Tanzaninë jugperëndimore fosilet e një dinosauri barngrënës me një qafë të gjatë dhe bisht të gjatë, i cili u përket familjes së titanosaurve.

Bëhet fjalë për një specie gjatësi rreth tetë metra dhe peshë një ton që ka jetuar nga 100 deri në 110 milion vjet më parë. Profesori i Universitetit të Ohajos,  Patrick O'Connor e quajti atë Mnyamawamtuka moyoëamkia

Deri më tani, janë zbuluar rreth 60 lloje dinosaurësh të familjes Titanosaurus. Fosili i ri Tanzanisë u zbulua në një shpat të pjerrët mbi bregun e lumit Mtouka.

Titanosaurët, që ecnin në katër këmbë, ishin grupi më i përhapur i dinosaurëve. Ata u shfaqën para rreth 125 milionë vjetësh. Disa prej tyre e kanë zhvilluar një madhësi mbresëlënëse, si Patagotitani i Argjentinës që kishte gjatësi prej 37 metrash dhe peshon 70 ton.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.