Dozimi i duhur për të prishur një show që nuk hahet më

Postuar në 14 Shkurt, 2019 12:28

Ca spërka boje mbi fytyrën dhe xhaketën e kryeministrit të vendit janë bërë lajm i momentit. Fotot e shumta me fytyrën e përveshur të Edi Ramës ku dallohen dhëmbët e ngjyrosur me gjasë do të qarkullojnë gjatë dhe në lloj lloj memesh. Epoka e internetit, nuk ke çfarë bën.

Por akti në fjalë nuk ka kurrfarë dramaciteti që përpiqet t’i japë shumica. Edi Paloka mund të akuzohet penalisht e gjithfarë gjërash nga garda apo policia, por në fakt asgjë nuk ngre peshë.

Sot Paloka – që zyrartarisht reagoi pas talljeve personale të z. Rama – ka ndihmuar shoqërinë të kuptojë se nuk ka të paprekshëm. Dhe Edi Rama që sillet si i tillë në fakt është po kaq i prekshëm nga agjentët kimikë, atomsferikë, apo veprimet mekanike si çdo njeri tjetër. Më shumë akoma: boja në fytyrë është një akt që ka vlerën politike sepse i prishi shown dikujt që ekziston politikisht për ditët e show-t. Kështu që ta vlerësojmë aktin për atë që është dhe të mos tundohemi nga kuja e stisur socialiste se “gjëma” ndodhi.

Comments

Submitted by Genti (not verified) on

Mire qe nuk ka sperkatur znj. Spiropalin! Do ishte e rende shume te kishte sperkatur nje zonje te tille, sidomos ne nje moment historik qe kishte te bente me Maqedonine Veriore qe eshte edhe fitorja me e madhe ne Ballkan kunder perpjekjeve ruse per te dominuar rajonin. Sa per Ramen nuk eshte ndonje hata, ai njeriu i show eshte dhe pak boje, kompleton edhe me shume lojerat show te tij.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Me te tille shou, kjo lloj opozite tregon se, po te vije ne pushtet, ka per te bere shou me te rrezikshem per kete vend e per kete popull, qe nuk ngopet nga shou.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.