Demokracia në veprim/Majtas: Në Tiranë. Djathtas: Në Romë

Postuar në 14 Shkurt, 2019 16:44

Boja e Palokës mbi Ramën ka provokuar shpërthimin e një arsenali sharjesh, akuzash e deri hipotezash qytetërimore që e ndajnë botën shqiptare në Ne dhe Ata. Shkëlqejnë në këtë lukuni progresistësh ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj që krahasoi opozitën me skenarin Gruevski dhe kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj që gjeti rastin ta lajë veten për të thënë se termin “shpellar” e ka përdorur për PD-në jo për protestesusish.

Në fakt çfarë ka ndodhur që Shqipërisë na i qenka nxirë faqja? Asgjë. Një deputet spërkati me bojë të zakonshme kryeministrin, i cili është kthyer në lolon dhe shakaxhiun e çdo të enjteje. Që merret me grimasa dhe personalizon diskutimet. Bojës po i thonë solucion kimik, spërkatjes sulm ndaj imazhit të Shqipërisë, kur në fakt boja është thjesht bojë dhe spërkatja ka të bëjë vetëm me njeriun që ka dëmtuar mbarë vendin.

Meqë kemi zakon të kërkojmë strehim te kultura perëndimore, ja një shembull i sotshëm nga Parlamenti Italian, ku një deputet i lëvizjes “5 yjet” bën veprime të ngjashme me Flamur Nokën. A rrezikon Italia ndonjë gjë? A ka huazuar kush ndonjë skenar nga Gruevski? Patjetër që jo. Thjesht shokët socialistë janë mërzitur dhe po mbajnë çerek zije për komandantin e ngjyrosur.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Rama ka kusuret e tij, por veprimi idiot i Palokes, qe mund edhe ta verbonte tjetrin, tregon se kjo opozite nuk ka programe te qarta per qeverisje, per t'mos thene qe keto idiotlleqe i bejne pikerisht qe elektorati te largohet nga 'ta.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.