Tarifa ndaj mallrave serbe mund të rifutet për diskutim në mbledhje qeverie

Postuar në 13 Shkurt, 2019 10:14

Gazeta “Koha Ditore” shkruaj sot për një mundësi trajtimi juridik dhe politik të taksës ndaj mallrave serbe. Sipas Donjeta Gashit, këshilltare e kryeministrit Ramush Haradinaj, ky i fundit është i gatshëm ta përfshijë në rend dite tarifën, nëse një prej ministrave e kërkon një gjë të tillë. 

Kryeministri Haradinaj në bazë të rregullave në fuqi, kompetencave kushtetuese dhe konform ligjit, si deri më tani, i ka proceduar të gjitha çështjet në rendin e ditës dhe do të vazhdojë t’i procedojë të gjitha çështjet që lidhen me rendin e ditës

është shprehur Gashi. 

Gazeta shton se këtë prononcim këshilltarja e ka dhënë në përgjigje të pyetjes së bërë se:  Në rast se ndonjë anëtar i kabinetit qeveritar e inicion pezullimin e taksës ndaj importeve të Serbisë, kryeministri a do të lejonte vendimmarrje në Qeveri konform procedurës demokratike, e paraparë me rregullat në fuqi?
Një opsion që duket se ofron mundësi që çështja e tarifës të përfshihet në diskutim dhe t’i lihet votës për t’u vendosur. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.