Tarifë e re për karburantet

Postuar në 13 Shkurt, 2019 16:06

Qeveria shqiptare ka ndërmarrqë së fundmi një nismë ligjore që parashikon ndryshimin e praktikës së menaxhimit të rezervave minimale te sigurisë të naftës bruto dhe nënprodukteve të saj. Aktualisht këto rezerva krijohen dhe menaxhohen për 30 ditë nga operatorët në treg. Projektligji i propozuar nga Ministria e Energjisë, parashikon krijimin e një Agjencie Shtetërore e cila do të monitorojë operatorët dhe do të krijojnë rezervën e vet deri në vitin 2022.

Miratimi i këtij projekt akti do të përbëjë një kontribut konkret të Qeverisë Shqiptare për mbajtjen dhe menaxhimin e rezervës se sigurisë për naftën bruto dhe nënproduktet e saj për te siguruar një nivel te larte te sigurisë se furnizimit me nafte bruto dhe nënproduktet e saj ne Republikën e Shqipërisë

thuhet ndër të tjera në relacionin e projektligjit.

Efekti financiar për të gjitha veprimet administrative do t’i faturohen kompanive që patjetër do ta transferojnë barrën drejt konsumatorit.

Ndër efektet e pritshme është krijimi, mbajtja dhe menaxhimin e rezervave të sigurisë së naftës dhe nënprodukteve te saj në përputhje me praktikat më të mira europiane, si dhe përdorimi i këtyre rezervave në rast të reduktimit të papritur deri në mungesë të furnizimit të tregut me nënprodukte të naftës bruto. Me qëllim financimin e krijimit, mbajtjes dhe menaxhimit të rezervave të sigurisë së naftës dhe nënprodukteve te saj, është parashikuar dhe vendosja e një tarifë për këtë qëllim. Kjo tarifë do të jetë pjesë e çmimit të karburanteve, e cila do të paguhet nga shoqëritë e tregtimit me shumicë

vijon relacioni.

Një tjetër aspekt me efekte financiare është edhe detyrimi me ligj i sigurimit të rezervës.

Rezervat e sigurisë që janë në pronësi të Shtetit Shqiptar duhet të jenë të siguruara në çdo kohë nga një shoqëri sigurimesh lidhur me demet ndaj pronës. Operatori Ekonomik është përgjegjës për çdo humbje të rezervave të sigurisë, për të cilat është titulluar për mbajtjen e tyre dhe dëmeve ndaj të tretëve dhe mjedisit

thuhet në projektligj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.