Gjermania ka nevojë për 260 mijë imigrantë/vit për t'iu përgjigjur tregut të punës

Postuar në 13 Shkurt, 2019 14:59

Një raport i përgatitur nga Bertelsmann Foundation sugjeron se Gjermania do të ketë nevojë për 260 mijë imigrantë çdo vit për 40 vjetët e ardhshme në mënyrë që kërkesa për punë në vend të plotësohet. Kjo nevojë për punëtorë të huaj qëndron edhe nëse në Gjermani mosha e pensionit mes femrave dhe burrave do të barazohej në 70 vjeç, ndërkohë që vendi mendon ta çojë moshën e pensionimit në 67 vjeç në vitin 2029.

Sipas drejtorit të fondacionit, Jörg Dräger, ka deklaruar se Gjermania duhet të miratojë sa më shpejt një ligj të ri që është aprovuar tanimë nga ekzekutivi në muajin dhjetor. Sipas këtij drafti penetrimi i profesionistëve të aftë në tregun gjerman të punës lehtësohet edhe më shumë. Por sipas drejtuesit në fjalë vendit i nevojitet po ashtu edhe një kulturë mirëseardhjeje e qëndrueshme.

Sipas Zyrës të Punës, në Gjermani ka 1.2 milionë vende pune bosh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.