Betimi i dytë pas 21 Janarit dhe një ftesë për Lulin (Video)

Postuar në 13 Shkurt, 2019 18:31

Edi Rama ka premtuar se nuk do t’u ndahet gjyqtarëve që shfuqizuan burgimin e përjetshëm për Dritan Dajtin. I pyetur nga një qytetar në Lezhë ai tha se dënimi me 25 vjet i njeriut që vrau 4 policë është një akt kriminal sepse jo vetëm e liruan autorin por i rivranë katër viktimat.

“Nuk do ti ndahemi kësaj çështje dhe këtë vendimi do ta bëjmë duke bërë të gjithë presionin e nevojshme, edhe para gjykatës, besoj se nuk t’ia dalin kaq lehtë. Këta lloj gjykatësish dhe prokurorësh janë si tumore, dhe i keni parë sesi vetingu po i largon të gjithë një nga një”-tha Rama.

Ky është betimi i dytë i Edi Ramës për të vënë drejtësi në emër të viktimave, pas atij të 21 Janarit, ku ka 8 vjet që vë kurora me lule dhe pret e përcjell familjarët e dëshmorëve që u vranë në protestën e drejtuar prej tij. Ai u bë kryeministër, drejtësia do bëhet në të ardhmen. E thotë Edi Rama! Në takimin me banorët e Lezhës, Rama nuk harroi t'i bëjë një tjetër ftesë Lulzim Bashës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.