Protestat dobësojnë Vuçiç në raport me Prishtinën

Postuar në 12 Shkurt, 2019 10:46

Protestat e dobësojnë pozitën negociuese të presidentit serb Aleksander Vuçiç. Kështu mendon Jelena Miliç, drejtuese e Qendrës për Studime Euro-Atlantike në Beograd. Sipas saj serbët nuk duhet të protestojnë në këtë moment për shkak se qeveria duhet lënë të negociojë dhe të përmbyllë marrëveshjen me Prishtinën. Qëndrimet ajo i bëri publike gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, ndërkohë që ka shtuar se Kosova po humbet mbështetjen për shkak të vendosjes së taksës, veprim që e quajti fare të paarsyetuar. 

Protestat në Serbi kanë hyrë në javën e 10-të dhe ato po zhvillohen kundër Vuçiç dhe problemeve që ka sjellë qeverisja e tij. Por brenda aktorëve opozitarë ka zëra që kundërshtojnë ndryshimin e kufijve apo shkëmbimin e territoreve për qëllime, premisa dhe axhenda nga më të ndryshmet. Por është fakt se Vuçiç është njeriu më i pranueshëm për Perëndimin, që pranon kompromisin, ndërkohë që aktorët e tjerë kanë qasje konservatore. Në Prishtinë i vetmi zë me peshë kundër korrigjimit kufitar është kryeministri Ramush Haradinaj, ndërkohë që kundërshtimi i tij ndaj apelit të ShBA dhe BE-së ka sjellë krijimin e një situate ku herët apo vonë do t’i kërkohet Beogradit që të lëshojë pe në këmbim të heqjes së tarifës. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.