Një moment emancipues për raportet me SHBA

Postuar në 12 Shkurt, 2019 14:19

Disa aleatë në NATO janë të zhgënjyer me vendimin e taksës. Ne gjithashtu kërkojmë respektimin e Marrëveshjes së Brukselit, dhe është e qartë se forcat e sigurisë vendore nuk mund të hyjnë në veri pa lejen e Komandantit të KFOR-it

Kështu është shprehur sot gjatë një konference në Bruksel në prag të samitit të Ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s, sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg. Sipas raportimeve mediatike bëhet e ditur gjithashtu se në samitin e ardhshëm do të diskutohet misioni i KFOR-it në Ballkanin Perëndimor.

Do të shqyrtojmë nivelin e mbështetjes sonë për Forcën e Sigurisë së Kosovës pas ndryshimit të mandatit të saj”, është shprehur Stoltenberg.

Sesa irelevante është figura e z. Stoltenberg që është aty një i emëruar, këtë e evidenton më mirë fakti se ambsadorja e SHBA në NATO, Kay Bailey Hutchison ka dekalruar se “NATO-ja do të punojë me qeverinë e Kosovës për t’u kujdesur që do të krijohet një forcë mbrojtëse shumë-etnike, ku janë të përfshira të gjitha minoritetet”. Më tej akoma, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, njeriu kryesor që kundërshton heqjen e taksës dhe ka provokuar irritimin e palës amerikane, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett, gjatë të cilit është shprehur se:

Marrëdhënia e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Amerikës është e pacenueshme, pa marrë parasysh dallimin eventual në opinione

Të gjithë këto elementë që kanë aktualizuar çështjen e Kosovës brenda komunitetit atlantik duke tematizuar me një tjetër qasje marrëdhëniet e saj me SHBA-të, janë një shenjë pozitive për emancipimin e faktorit politik dhe social shqiptar që përgjithësisht e ka perceptuar raportin me SHBA në frymë paternaliste, duke pritur dhe ushqyer ndjenja sigurie të cilat në rastin e tanishëm duhen kombinuar me politikën aktive të vetë shqiptarëve. Në fund të fundit, janë ideologët dhe shtetarët perëndimorë që kanë folur për interesa dhe jo miqësi në politikë, ndaj edhe këto maksima nuk k apse të mos i mësojë edhe rajoni i Ballkanit Perëndimor që ka përgënjeshtruar çdo insiniuatë apo shpresë për vëllazërim në politikë. Mjafton të kujtojmë edhe rugëtimin e Shqipërisë, dikur një monarki myslimane siç karakterizohej që u lidh me Italinë katolike, që konsiderohej bastion i antisllavizmit, por që u vëllazërua me jugosllavët dhe sovjetët e deri me Kinën e largët. Është e njëjta histori që vazhdon edhe pse ideologjia është karikaturizuar në recetat e gatshme dhe narkotike të tipit: shtëpia jonë është Europa. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.