Kush dhe pse po lobon për Serbinë nga Tirana?

Postuar në 12 Shkurt, 2019 21:58

Tani që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dalë hapur me qëndrim kundër qeverisë së Ramush Haradinajt dhe kërkojnë edhe heqjen e tarifës ndaj mallrave serbe, është e pritshme që aktorët politikë që synojnë të faktorizohen pas një të ashtuquajture marrëveshje historike të dalin në skenë. Ta heqin maskën. Një arsye më shumë është edhe prononcimi i Gjermanisë për heqjen e tarifës, duke eliminuar dyshimin se mbajtja e një krahu cenon raportin me një nga dy fuqitë.

Ne kemi parë gjithë këto kohë heshtjen e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë dhe ministrit në detyrë, por duke parë reagimet në mediat e pushtetit sot, është e pritshme që Tirana zyrtare të riangazhohet. Të bëjë thirrje për arsyetim, për qëndrime të mençura, për shmangie të përplasjes me Perëndimin. Z. Haradinaj madje deklaroi se në darkën e fundit në Prishtinë ku ndodhej edhe Edi Rama, ky i fundit ka kërkuar heqjen e tarifës, e cila sot po shërbehet si kërkesë e Perëndimit që duhet t’i bindemi pa hezitim.

Është një moment që kryeministri Edi Rama me gjasë do të shfrytëzojë për të bërë njeriun e amerikanëve edhe pse ditë më parë kryeministri Kosovar kërkoi që ai të mos përfshihet në këtë çështje. Mobilizimi i Tiranës zyrtare dhe mediave të saj për heqjen e tarifës nuk është politikë që rezonon me SHBA, as me interesin e saj. Është thjesht një mënyrë për lobuar për imazh, apo ndonjë takikm dhe për të ndihmuar Aleksander Vuçiçin.

Pyetja shtrohet se përse në Tiranë duan me çdo kusht të ndihmojnë Serbinë? Dhe më tej akoma: nëse qeveria shqiptare prononcohet pro heqjes së taksës duke ndërhyrë në probleme të brendshme të Kosovës, apo edhe pro ndryshimit të kufijve, a do të mblidhet Këshilli i SIgurisë Kombëtare apo edhe Parlamenti? Është një pyetje që shtrohet për shkak se qeveria është vetëm një nga hallkat e politikës së jashtme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.