Ku të humbi Kazani?

Postuar në 11 Shkurt, 2019 15:00

Që nga zbulimi i skandalit të DH Albania, pra falsifikimit të dokumenteve nga kjo kompania që kishte fituar tenderin për lotin i të Unazës së Madhe në Tiranë ka patur disa zhvillime pozitive për vendin.

Së pari u detyrua kryeministri të bënte ndryshime në qeveri përmes të cilave ai zbuloi dobësitë e veta të mëdha. Anonimët u katapultuan në qeverisjen e tij për të mbyllur çdo vrimë rrjedhjeje informacioni apo loje politike që paralelizon pushtetin e tij.

Së dyti, u anullua edhe rruga Thumanë –Kashar. Të gjithë e dimë që kjo ka lidhje me debatin për Unazën e Madhe.

Së treti, ky skandal ishte një dackë e nxehtë në faqen e Kryeministrit, i cili sipas zakonit të vet, apo ndoshta karakterit, ktheu faqen tjetër. Që nga ajo kohë kur terezia iu prish keq, z. Rama e ka harruar luftën me median. E ka harruar kazanin, term me të cilin niste ditën dhe e mbushte atë. Shenjë e vërtetë edukimi për një kryeministër që bëri çmos në këto pesë vjet për t’u bërë gazi i botës, ndonëse këtë e shiste si politikë e PR.

Arsyen e di mirë ky lider i Ballkanit që ka humbur tashmë edhe qetësinë, prova e faktit se ai ka humbur luftën e nervave. Dhe natyrisht që do ta humbiste, pasi lufta e tij është private. Nuk ka asgjë të përbashkët me përrallat për Rilindje.

Suksese si rrobaqepës zoti kryeministër. Shpresojmë të mos i detyrosh me statut partie socialistët të qepin vetëm te ty!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.