Athina ratifikon e para protokollin e NATO-s per Maqedonine

Postuar në 09 Shkurt, 2019 10:54

Greqia ratifikoi e para Protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO. Cipas ia doli të sigurojë votat e 153 deputetëve në një seancë plenare të dominuar nga debati mes tij dhe partnerit në qeveri dhe Panos Kammenos.

Kryetari i Grekëve të Pavarur i tërhequr në opozitë pak ditë para se marrëveshja për emrin me Maqedoninë të kalonte në parlament sulmoi ashpër shefin e qeverisë greke duke e akuzuar për tradhëti kombëtare dhe blerjen e tre deputetëve nga grupi i tij parlamentar.

Ai tha se “blerja e karrigeve  ministrore për të plotësuar 151 vota tregon se po flasim për përmbysje të Kushtetutës dhe çdo morali”. Por Cipras ironizoi qëndrimet e tij, duke i thënë se “me asnjë parti tjetër s’kishte për të gjetur një bashkëpunim kaq të suksesshëm, pamvarësisht planit të Kamenos për të rërzuar qeverinë”.I ashpër ishte dhe reagimi i kreut të opozitës Konstandinos Micotakis që  akuzoi qeverinë për tregëti politike.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.