Një protestë e re...kundër Korrupsionit

Postuar në 08 Shkurt, 2019 14:36

Mediat raportojnë për një protestë masive kundër korrupsionit në Haiti. Mijëra vetë kanë mësyrë rrugëve për të kundërshtuar një klimë korrupsioni që duket se ka derdhur gotën e durimit të qytetarëve.

Protesta kundër korrupsionit është relativisht e re. Bota e shekullit të 20 pa shumë protesta, revolta dhe luftëra për racën, ideologjinë, ekonominë, dominimin, lirinë dhe të drejtat. Protesta kundër korrupsionit është mesa duket nervi i kohës sonë, i lëvizjeve qytetare që mobilizohen për shkak të një dukurie që është tipar imannet i këtij kapitalizmi të shekullit të 21-të, që ka shtuar fuqinë e elitave edhe përmes instrumentalizimit të teknologjisë. E bashkë me të edhe korrupsionin që po ushqen krizën strukturore të pabarazisë. Haiti është rasti më i freskët, pasi në vitet e fundit, protesta të ngjashme janë verifikuar në Mongoli, Rumani, Kenia, Indi. Protesta të tilla shfryjnë mërinë dhe prekin një tel të ndjeshëm në shoqëri, por ato nuk kanë kokë, nuk ofrojnë siguri se vetë turma është e imunizuar nga korruptimi.

Gjithësesi lëvizjet antikorrupsion po shenjojnë këtë fillim shekulli krahas poltikave kundër terrorizmit dhe imigracionit. Është pak të thuash se ne shqiptarët jemi të vonuar në këtë drejtim, pasi korrupsioni në Shqipëri është në nivelet më të larta.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.