Mesazh nga Gjermania për "naivët" në Tiranë

Postuar në 07 Shkurt, 2019 12:49

DW është hapur me titullin se ndryshimi i kufijve mes Serbisë dhe Kosovës nuk sjell stabilitet. Jo rastësisht, pasi axhenda që promovohet nga Hashim Thaçi ka edhe mbështetjen e shokut të Tij Edi Rama. Pozicioni tinzar që qeveria shqiptare po mban për këtë çështje, është nën vëzhgim të rreptë nga Berlni që e ka bërë të qartë se Tirana nuk duhet të përfshihet në lojëra të rrezikshme.

Këshilla vjen nga ministri gjerman i shtetit, Mihael Rot. Çështja e një marrëveshje për korrigjim kufijsh, që Berlini e lexon si shkëmbim territoresh ka vënë përballë Shtetet e Bashkuara dhe Gjermaninë, e cila nuk pranon që harta e Ballkanit të jetë një vizatim konsensual mes Uashingtonit dhe Moskës. Ndaj dhe ministri gjerman i shtetit, Mihael Rot i jep një mesazh të qartë Tiranës.

“Integriteti territorial i vendeve të Ballkanit Perëndimor është i rëndësishëm për ne. Prandaj, sipas meje, këto përsiatje, jo vetëm që nuk premtojnë shumë sukses, por janë edhe tejet të rrezikshme. Nga Shqipëria  ne presim që kjo ta përdorë në mënyrë konstruktive ndikimin e saj politik dhe të vazhdojë të angazhohet në mënyrë konstruktive për stabilitet në të gjithë rajonin. Kjo vlen veçanërisht për çështjet që kanë të bëjnë me normalizimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Mund të jetë vetëm në interes të Shqipërisë, si pjesë e rajonit, që të parandalojë me çdo kusht një destabilizim të ri të Ballkanit Perëndimor, gjë që detyrimisht do të vijonte nga ndryshimi i kufijve”-deklaroi Roth.

Edhe pse qeveria Rama vijon të promovojë një sjellje naive e ka të qartë mesazhin se Gjermani nuk do të aprovojë asnjë hapje negociatash në qershor nëse do flirtojë me idetë e Thaçit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.