Gent Cakaj, ministër pa Urdhër delegimi kompetencash. QBZ: Nuk na ka ardhur gjë

Postuar në 06 Shkurt, 2019 14:41

Ministri i Jashtëm dhe për Evropën, Edi Rama nuk ka përcjellë ende urdhërin për delegimin e kompetencave për zëvendësin e tij, Gent Cakaj, në detyrë zv.ministër i Jashtëm. Kësaj pyetjeje nga Qendra e Botimeve Zyrtare iu dha përgjigja:

Nuk na ka ardhur ende asgjë

Delegimi është akt zyrtar që rregullohet në rastin e ministrit nga neni 102 i Kushtetutës dhe nga dispozitat e Kodit të Procedurës Administrative, që në nenin 29 përcakton se:

Delegimi i kompetencave botohet në Fletoren Zyrtare ose në buletinet e njoftimeve publike

Mbetet për t’u parë nëse në urdhërin që nuk dihet kur do të publikohet, z. Rama do të delegojë të gjitha kompetencat e veta ligjore që i përmban detyra e ministrit. Përndryshe, z. Cakaj bredh nëpër botë duke bërë paradën personale, por pa patur tagrin ligjor për të përfaqësuar Shqipërinë tonë të dashur dhe që po rilind.

Më herët ResPublica ka publikuar shkresat që Minsitria e Jashtme u ka përcjellë përfaqësive diplomatike në Tiranë për delegimin e kompetencave të ministrit te z. Cakaj, por pa referuar numrin e urdhërit përkatës. 

Një urdhër i ngjashëm p.sh mund të lexohet këtu, por aty delegohen jot ë gjitha kompetencat. Ndoshta z. Rama po pret Gjykatën Kushtetuese që ta mbarojë këtë punë me ushtarët e vet aty, ose mund të bëjë ndonjë gjetje juridike origjinale. Është gjithësesi e çuditshme sesi z. Cakaj mori certifikatën e sigurisë së personelit për 24 orë, ndërkohë që urdhëri i delegimit mund të jetë shndërruar në pikturë origjinale, me gjasë eksponat I ndonjë ekspozite të ardhshme të kryeministrit artist.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.