Pezullohet ndërtimi pas Presidencës. Kryeministri dëmshpërblen firrmën me leje ndërtimi tek Urgjenca e Tiranës

Postuar në 04 Shkurt, 2019 22:04

Fotoja kryesore bashkëngjitur tregon pamjet e mbrëmjes së sotme të Urgjencës së Tiranës, ndërtesë që ndodhet pranë stadiumit “Dinamo” në dalje të unazës. Siç shihen dritat janë të fikura, porta e jashtme e mbyllur. Është hera e parë që Urgjenca është e mbyllur pasi megjithë kushtet e papranueshme të saj, ajo përherë ka qenë hapur. Për çdo rast.

Interesimit të redaksisë së “Të Kripura”, iu dha një përgjigje e papritur: në sipërfaqen ku deri më sot ndodhej Urgjenca do të ndërtohet një pallat. Kjo sipas burimeve tona ka qenë diçka e paparashikuar për shkak se firma e paracaktuar që do ndërtojë aty është e njëjta që sot ndërton pas Presidencës. Çështja është se Presidenti i Republikës ka nisur letër ankesë për Ministrinë e Brendshme, Bashkinë e Tiranës, Kryeministrinë dhe Këshillin e Rregullimit të Territorit përmes së cilës u kërkon anullimin e ndërtimit për arsye sigurie dhe sqarime mbi statusin e pronës ku po ndërtohet e cila është zonë e mbrojtur. Duket se zoti Rama ka vepruar shpejt dhe ka zëvendësuar këtë humbje të papritur me një leje për pallat tek Urgjenca së cilës duhet t’i themi Lamtumirë!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.