Egjipt, zbulohen 50 mumje të dinastisë së Ptolemeut (Video)

Postuar në 03 Shkurt, 2019 10:42

Mumje 2 mijë vjeçare që datojnë nga dinastia e Ptolemeut janë zbuluar në katakombet e Egjiptit në zonën e njohur arkeologjike të Tun el Gebel. Arkeologët egjiptianë prezantuan edhe varrin ku u gjetën  50 mumjet në Minia, në jug të Kajros.

"Ne gjetëm dy varre nëntë metra të thella që përmbajnë më shumë se gjashtë dhoma”-tha për AFP Mohamed Ragab, i cili merr pjesë në ekspeditën e kërkimeve, të cilat janë duke vazhduar.

"Nuk kemi gjetur emra  në hieroglifet e shkruara"-theksoi  ai, duke shtuar se nga procesi i balsamimit është e qartë se personat e varrosur kanë pasur pozicione disi të rëndësishme në shoqërinë e kohës. Disa nga mumiet u gjetën të mbështjella me rroba prej liri, ndërsa të tjerat ishin në arkivole prej guri ose sarkofagë prej druri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.