Genti s’na tha asgjë të re

Postuar në 02 Shkurt, 2019 12:48

Zyra për shtyp e kryeministrit është kujdesur që të nisë fushatën publiçitare për ministrin pa dekretuar të Punëve të Jashtme, Genti Cakaj. Ajo ka përcjellë një njoftim për praninë e  zotit Cakaj në takimin dyditor të ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendeve kandidate që u mbajt në Bukuresht. Në prononcimin për mikrofonin e qeverisë, Cakaj tha se Shqipëria po lavdërohet, por nëpër rreshta la të kuptohet se dialogu politik do jetë vendimtar për negociatat, kriter që vështirë të plotësohet.

“Kemi diskutuar për ecurinë e procesit të screening, me c’rast kemi marrë një notë skajshmërisht pozitive për veprimtarinë e deritashme të institucioneve të Shqipërisë në procesin e përafrimit të legjislacionit dhe në fund po ashtu kemi diskutuar për domosdoshmërinë e thellimit të komunikimit politik për të arritur objektivin e synuar për hapjen e negociatave për anëtarësim në vitin 2019”- deklaroi Cakaj.

Në media qarkulloi edhe një lajm mbi debatin që zoti Cakaj ka bërë me ministrin e Jashtëm serb, Daçic, i cili thuhet se e quajti provokim praninë e dy ministrave të Jashtëm nga Kosova. Por Genti ka kapacitetet e duhura për t’i kthyer përgjigjen që meriton duke i thënë se edhe ai vetë ishte nga Prizreni.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.