Banaliteti i një politike sms-sh

Postuar në 31 Janar, 2019 14:29

Seanca e sotme parlamentare ka përcjellë për mbarë shqiptarët fasadën e asaj lufte sms-së, nervash, intrigash që zhvillohet përditë mes kryeministrit Edi Rama dhe rivalit të tij në opozitë, Sali Berisha. Akuza, sulme, insinuata, kërcënime për zbardhje informacionesh, këto e të tjera janë lëndë e parë e një debate që vijon pa ndërprerë për 28 vjet. Sot Edi Rama kaloi cakun duke iu drejtuar një kundërshtari politik me hallin e vet personal: ti gruas sime i ha mutin . 

Kështu deklaroi kryeministri i Republikës së Shqipërisë që u mbrojt edhe për bankën e së shoqes, apo bankën ku punon e shoqja e vet. Më poshtë se kaq nuk ka se ku të shkojë. Berisha ka deklaruar se janë dhënë 20 milionë dollarë që Edi Rama të takojë Donald Trump, kurse ky i fundit ka zbuluar se Berisha nuk shkon dot në SHBA.

Të gjithë dëgjojmë dhe shohim se çfarë po thonë ata që marrin vendime në këtë vend dhe kuptojmë jo gravitetin e situatës, por banalitetin e saj. Vogëlsinë e këtyre burrave që japin e marrin përditë për të kuruar imazhin e tyre si vizionarë dhe misionarë të Shqipërisë.

Banaliteti i Edi Ramës, qoftë edhe tallja e tij me cenet fizike të kundërshtarit, apo akuzat e Berishës, na kujtojnë mirë se kush qeveris. Dhe se kush pretendon të qeverisë. Fatkeqësi e madhe kombëtare dhe rajonale. Derrat e kënaqur që nuk po bien dot në Pazar janë aty vetëm sajë intrigave të tilla, spiunimeve të njëri-tjetrit, lojërave me ambasada dhe kancelari. Çirakë të zellshëm të çdo të huaji për të kërkuar mandej prime time e shoët para qytetarëve shqiptarë që imagjinojnë se janë duke zgjedhur dikë të qeverisë.

Kaq poshtë ka zbritur steka dhe kaq shumë i padobishëm është bërë morali saqë korrupsioni nuk përbën më akuzë. Tani palët zbulojnë me zbardhjen e pazarit që është arsyeja e kësaj politike banditësh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.