E ndjekin hallet e shifrave dhe borxhit

Postuar në 29 Janar, 2019 20:47

Beni iku ashtu siç nuk donte në fakt. Me dyshime të mëdha pas vetes dhe me për më tepër me besimin e thyer te kryeministri. Si të mos mjaftonte kjo, në diskutim po vihen edhe shifrat që ish-ministri i Financave la në tabelat e qeverisë. Ahmetaj përgenjeshtrohet nga FMN sa i takon nivelit të borxhit publik. 

FMN në raportin e fundit thotë se e borxhi publik në fund të vitit 2018 ishte në nivelin 70.5% të prodhimit kombëtar dhe jo 68.6% sa ishte objektivi i qeverisë. Kjo e fundit ka raportuar gjithmonë një nivel të borxhit më poshtë se 70%, si gjithmonë duke u bërë interpretim shifrave sipas metrit të vet.

Thembra e Akilit janë detyrimet e prapambetura ku sipas sipas llogaritjeve të fondit në fund të shtatorit borxhi ndaj kompanive ishte 1.5% e prodhimit kombëtar apo 200 milion euro.  “Detyrimet e prapambetura kryesisht të lidhura me rimbursimin e TVSH-së, pagesat e qeverisë qëndrore dhe vendore për ndërtimin e rrugëve kanë minuar besimin në administratën tatimore dhe qeverinë gjerësisht.” - thuhet ne raport.

Kjo politikë sipas FMN-në përbën një problem për vonesën në etapat për uljen e borxhit nën 60% në vitin 2021. Bashkë me korrigjimin e Benit, qeveria duhet të angazhohet edhe për korrigjimin e shifrave, ndonëse sipas saj gabimet në përllogaritje janë të FMN-së. Zv/ministri aktual i Financave tha në një prononcim për Klan se raportimi i FMN është korrigjuar dhe se borxhi është ne nivelin 68 % që po të korrektohet edhe me detyrimët e prapamebetura të pushtetit lokal është në nivelin 67%.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.