A e sjell vota ndryshimin?

Postuar në 27 Janar, 2019 03:10
Alexander Guerrero -Universiteti i Pennsilvanisë

Është shumë e thjeshtë të ndjesh pafuqinë, të kuptosh se çfarëdo lloj gjëje që bë nuk ka për sjellë ndryshim. Ricikloje atë kanaçe, biçikletë, apo makinë, bli nga kjo kompani dhe jo nga ajo tjetra, marsho në rrugë kundër mbylljes së fabrikës apo luftës që po afron. Asnjëherë nuk mjafton: forcat janë të mëdha dhe të padukshme dhe ne asnjëherë nuk jemi aq sa duhet. Ose jemi më shumë nga sa duhet. Votë, peticion, protestë. E gjitha mund të duket e pakuptimtë: një lloj vallëzimi i çmuar që vjen vërdallë, duke mbajtur një profil të ulët rastësor, me një sy nga një Gjykim i Ardhshëm i imagjinuar. Sa të pastra që janë duart e mia! Sa pak prej tmerrit të kësaj bote është shkaktuar prej tyre!

Por ne nuk duam t’ia dimë për këtë. Ne druhemi nga tmerri: ngrohja e vazhdueshme  e planetit; fëmijët që lindin në një të ardhme të trishtueshme dhe të vështirë; milionat e të pastrehëve, të uriturve dhe të burgosurve padrejtësisht ; rritja e distances mes të pasurve dhe të varfërve në Filadelfia, Kansas, Kentaki, në Moskë, Gana dhe Paris. Problemi në fund fare është se ne ndjejmë se nuk mund të sjellim ndryshimin. Etikisht dhe politikisht, ne jemi frymë në një makinë.

Komiku i njohur Russell Brand po gjestikulon egërsisht, me urgjencë, në një dhomë hoteli, nën dritat e forta të një interviste televizive: “Boll votuat, boll u shtirët, zgjohuni. Kthehuni në realitet. Pse të votosh? Ne e dimë që nuk ka për të sjellë ndonjë ndryshim. Ne e dimë këtë tashmë”. Ai po i përgjigjet intervistuesit Jeremy Paxman, që po e konsideron për faktin që ai nuk ka votuar ndonjëherë.

Ne jemi mësuar të mendojmë se votimi është i rëndësishëm, se është një kusht i domosdoshëm për të qenë politikisht një person serioz, se nuk mund të ankohemi për politikën nëse nuk votojmë. Ky parim i fundit të kujton këshillat e arsyeshme prindërore për fasulet dhe lulelakrën:  mos fol pa i provuar. Por ky parim bazohet në themele në dukje epistemologjike: mundesh për aq sa di, si në rastin e lulëlakrës apo fasuleve. Votimi është, siç argumenton Brand, budallallëk. Ka mënyra të tjera, përveç votimit për të marrë pjesë në çështjet publike. Për shembull, dikush mund të bëhet i njohur dhe të bëjë thirrje për revolucion në një intervistë televizive.

Shtuar kësaj edhe fakti se konkluzioni që nxirret se të mos votosh do të thotë se nuk do t’ia dish, është i paqëndrueshëm dhe i varfër. Siç vëren Brand, ti mund të interesohesh shumë për atë që ndodh dhe atë se çfarë sistemi po bën, dhe sërish të kuptosh se të votosh nuk afekton atë që ndodh apo se çfarë sistemi bën. Në shumicën e zgjedhjeve, shansi se vota jote do të sjellë ndonjë ndryshim ndaj atij që fiton është shumë më i vogël sesa shansi se do të përplasesh nga ndonjë makinë kur je duke shkuar për të votuar. Por njerëzit sërish shkojnë për të votuar.  Ata madje ecin me makinë përmes dëborës, humbasin punën dhe presin në radhë me orë të tëra. Kjo gjë ka habitur politologët dhe ekonomistët.

Pse votojnë njerëzit? Kjo është një pyetje empirike; ka të bëjë me motivimet tona të tanishme. Janë dhënë shumë përgjigje: ne votojmë sepse na pëlqen; sepse mendojmë se të tjerët do mendojnë keq për ne nëse nuk e bëjmë; sepse duam të shprehemi apo se bëjmë tifo për skuadrën tonë; ose sepse besojmë se kemi një detyrë për të bërë kështu. Një nga shqetësimet që lidhen me këto përgjigje është se ato duken të shkëputura nga ajo çfarë duket se e bën votimin kaq domethënës në planin moral, diçka për të cilin do ja vlente të luftoje dhe vdisje.

Në botën moderne, ne e gjejmë veten shpesh në situatën e mëposhtme.

Unë e di se ndonëse do të bëj X dhe jo Y, kjo nuk do të sjellë ndonjë gjë ndryshe. Unë po ashtu e di se çdokush tjetër e di këtë për mua dhe për veten e tyre. Di po ashtu se nëse të gjithë ne bashkë bëjmë X në vend të Y, kjo do të sjellë ndryshim. Dhe çdokush tjetër e di këtë po ashtu. Kështu që është befasuese dhe surprizuese sesi një i njohur si Brand del e u thotë miliona njerëzve:  “Mos votoni” nëse vend se t’u bëjë thirrje: “Votoni për X”. Kjo ishte pjesa revolucionare e intervistës. Nja një mijë të famshëm të majtë kanë dalë në Tv për të mbrojtur kauza. Shumë pak kanë dalë në Tv për të thënë: Mos votoni! Shumë pak shkuar në TV dhe në thelb të kenë thënë që X dhe Y të shkojnë të qihen!

Një arsye për të mos votuar është se vota jote – ajo një që ke – nuk ka gjasë të bëjë ndonjë ndryshim se kush i fiton zgjedhjet. Një tjetër arsye për të mos votuar është nuk ka rëndësi kush i fiton zgjedhjet, se nuk ka ndonjë dallim mes X dhe Y, republikan apo demokrat , tori dhe laburist. Një version i skajshëm i kësaj teze – që është qartazi false – është se nuk ka ndonjë ndryshim mes X-ve tanë dhe Y-ve tuaj. Versione më të pranueshëm të saj janë ato sipas të cilëve nuk ka ndonjë ndryshim të mjaftueshëm mes tyre, apo se për disa çështje të rëndësishme, nuk ka ndonjë diferencë mes X-ve tanë dhe Y-ve.

Optika e Brand është e qartë: “Unë nuk jam(duke refuzuar për të votuar) apatik”, thotë ai.

Nuk po shkoj për të votuar si pasojë e indiferencës absolute, lodhjes dhe ezaurimit nga gënjeshtrat, tradhëtia, mashtrimi i klasës politike që vazhdon përgjatë gjithë kohës së këtij brezi”. Brand thotë se shumë prej nesh nuk angazhohen me sistemin politik në fuqi sepse ne e shohim që ai nuk punon për ne, e shohim që nuk bën ndonjë ndryshim. “Apatia nuk vjen prej nesh, njerëzve”, thotë ai.

Apatia vjen nga politikanët. Ata janë apatikë ndaj nevojave tona. Ata janë të interesuar vetëm në shërbimin ndaj interesave të korporatave”.

A është e vërtetë kjo? Pse duhet të ishte kështu? A nuk ishte e gjithë vlera e zgjedhjeve demokratike që të siguronte se pushteti do të ishte në duart e popullit?

Teoria e demokracisë përfaqësuese moderne thotë pak a shumë kështu. Secili prej nesh është në thelb autonom dhe me moral të barabartë, ndaj ne kemi të drejtë për vetëqeverisje deri në pikën kur kjo vetëqeverisje përputhet me të drejtën e barabartë të vetëqeverisjes së të tjerëve.

Kjo sugjeron diçka si demokracia e drejtpërdrejtë, në të cilën secili prej nesh do të mund të kishte të drejta të barabarta për të vendosur nëse do të shkohet në luftë, çfarë politikash dhe ligjesh duhen adoptuar, çfarë duhet taksuar dhe sa taksa duhet të jenë dhe kështu me radhë. Por – ne e kuptojmë shpejt – politika modern është shumë komplekse;  edhe për të qenë i informuar modestisht për çështjet politike duhet të merresh me të me kohë të plotë. Duhet shpenzuar e gjithë koha që kemi që idealisht ta arrijmë këtë dhe duhet staf dhe burime për të ndihmuar. Kjo sugjeron lëvizjen nga demokracia e drejtpërdrejtë drejt demokracisë përfaqësuese, në të cilën do të kemi një votë të barabartë në zgjedhjen e individëve që mendojmë se do të përfaqësojnë më mirë interesat dhe kënvështrimet tona. Ky person do të veprojë si përfaqësuesi ynë – dhe jo si një tiran I zgjedhur – sepse që të qëndrojë në pushtet, ai apo jo, do të duhet të rizgjidhet. Kjo është teoria dhe thjeshtësia e saj dhe pushteti – dhe suksesi I demokracive të tanishme elektorale përfaqësuese – ka bërë që demokracia përfaqësuese të jetë në rritje dhe një sistem politik i parivalë anembanë botës.

Po kush është atëherë problemi? Problemi është se pavarësisht  zgjedhjeve, përfaqësuesit e zgjedhur nuk janë të besueshëm, të besueshëm me të vërtetë për ata të cilët qeverisin.

Edhe në demokracitë e konsoliduara ka shqetësime rreth ndershmërisë dhe mundësive të barabarta në zgjedhje. Ka pengesa të jashtëzakonshme financiare për të garuar për një zyrë dhe avantazhe të konsiderueshme për ta mbajtur atë. Paratë e korporatave dhe publiciteti televiziv kanë një ndikim të pamatshëm. Ka pengesa logjistike që mbajnë qytetarët e varfër dhe të margjinalizuar larg regjistrimit për të votuar ndërkohë që manipulimi e redukton konkurencën në mënyrën të ndjeshme. Këto vështirësi reduktojnë besueshmërinë e përfaqëësuesve para syve tanë

Edhe sikur këto probleme të adresoheshin, ato do të kishin vlerë vetëm në arritjen e zgjedhjeve të ndershme. Por një besueshmëri e vërtetë kërkon jo vetëm zgjedhje të barabarta dhe të ndershmel ajo kërkon gjithashtu që ne të kemi mundësinë për monitorimin dhe vlerësimin e vendimeve të përfaqësuesve tanë. Dhe ne nuk e kemi këtë mundësi. Jo sepse jemi budallenj, por sepse ne jemi injorantë: injorantë(në kuptimin që nuk kemi informacion) për atë se çfarë po bëjnë përfaqësuesit tanë, injorantë rreth hollësive të çështjeve komplekse politike dhe injorantë nëse ajo që po bën përfaqësuesi ynë është mirë për ne apo për botën.

Injoranca jonë ka kuptimin se përfaqësuesit tanë mund të flasin bukur dhe ndoshta edhe përpiqen të bëjnë ca gjëra nga të cilat përfiton shumica prej nesh, por asimetritë bazike të informacionit në zemër të sistemit të përfaqësimit garanton që, për shumë çështje – produkti i mbrojtjes dhe shpenzimi, politika që prek sigurimet dhe industritë farmaceutike, politikat e agrobiznesit dhe rregulloret, politika energjetike, rregulloret dhe shërbimet apo produktet financiare – ajo çfarë ne marrim, është ajo çfarë biznesi dhe industria e madhe do. Në kushtet e një injorance të përhapur qytetare dhe të mungesës së besueshmërisë së vërtetë, interesat e fuqishme do të mbërthejnë në praktikë përfaqësuesit tanë, duke siguruar që vetëm kandidatë të besueshëm – të vetmit njerëz që mund të hyjnë dhe të qëndrojnë në pushtet politik – janë ata që veprojnë në mënyra që u shkojnë për shtat interesave të të fuqishmëve.

Këto shqetësime dalin në sipërfaqe nëse ne mendojmë sesa pak dimë për shumëicën e gjërave që bëjnë përfaqësuesit tanë, sesa pak mundësi zgjedhjeje ka në zgjedhjen e përfaqësuesve tanë dhe sa shumë nënshtrim kërkohet për të fituar vullnetin e mirë të partisë sonë të preferuar. Edhe kur dalim jashtë rrymave informative partizane, shumica e çështjeve janë komplekse dhe shumëçka nga ajo që besojmë për to është rezultat i informacionit të siguruar nga pak institucione mediatike dominuese. Por mund të ketë një mënyrë për të kapërcyer këto vështirësi, nëse ne do të rimendojmë për themelet e vetë demokracisë.

Një përgjigje ndaj këtyre problemeve është të bëhesh i vogël. Në një komunitet të vogël, problemet që kërkojnë aksion kolektiv janë më pak prevalente dhe mund të zgjidhen organikisht. Mund t’I dalllojmë dhe shamngim dhunuesit dhe përfituesit. Asimetritë informative zhduken: Unë i njoh problemet dhe çështjet që na prekin sikurse edhe ju. Ne e kuptojmë kompleksitetin e tyre. Ato janë brenda përditmërisë sonë. Nëse kemi nevojë për të përdorur përfaqësuesit për ndonjë arsye, ne do t’I njohim ata personalisht, si miq dhe fqinj. Ne mund ta shohim lehtësisht se çfarë bëjnë.

Një vështirësi që lind me këtë lloj përgjigjeje është nuk është e qartë sesi të kalosh drejt këtyre kufijve të vegjël. Ne e dimë se mund të bëjmë ndonjë ndryshim duke u lidhur e njerëzit në rrugë më të drejtpërdrejta: duke folur me njerëzit të cilët i shohim gjatë ditës, duke siguruar ushqim dhe strehim për familjet lokale, duke dhënë mësim në një burg. Por mund të jetë e vështirë  që të imagjinojmë sesi komunitetet tona politike mund të bëhen më të vogla në këtë mënyrë. Dhe shumë prej nesh nuk kanë as kohë, energji dhe burimet për të bërë këto përpjekje.

Më keq akoma, strategjia e zvogëlimit mund të jetë e papërshtatshme kur krahasohet me forcat që qëndrojnë pas themeleve të tmerrit. Ne jemi të lidhur globalisht tashmë. Ne nuk mund ta kthejmë pas zhvillimin teknologjik dhe rritjen e popullsisë që kërcënon planetin dhe që e bën atë të tillë që zgjedhjet e mia të vogla, apo të tuat, të gjitha kënë kaq shumë efkete të mëdha, globale. Këtu supozohet se do të duhet të ndihmonte sistemi politik, pork y sistem i yni është prishur.

Sistemet politike janë një lloj teknologjie, shpikje të qenieve njerëzore për të sjellë ato gjëra që kanë rëndësi për ne: paqe, përparim, liri.

Demokracia përfaqësuese është teknologji e vjetër. Ajo shkon pas në Republikën Romake. Russell Brand thotë mos votoni, sistemi është prishur dhe unë mendoj se ai ka të drejtë: ne kemi nevojë për një sistem të ri. Por është e rëndëishme për të nënvizuar se duke thënë këtë gjë, nuk ka nevojë që të jesh i bindur se çdo gjë është e shpifur. Nuk është. Qeveritë demokratike moderne bëjnë mirë shumë gjëra, edhe pse jo në mënyrë perfekte: siguria ushqimore dhe kontrolli i cilësisë, siguria në trafik dhe mirëmbajtja e rrugëve, rregullimi dhe aplikimi i kodeve të planifikimit të ndërtesave, përgjigja ndaj krizave publike shëndetësore, rregullimi i trafikut ajror, rregullimet antitrust dhe i konkurencës në treg, mbështetja shëndetësore dhe ajo për spitalet, rregullimet për energjinë dhe telekomunikacionet , sistemet gyqësore civile, libraritë publike dhe arismi publik bazë, mbrojtja nga zjarri dhe policia, mbështetja për kërkimin shkencor bazë dhe atë të aplikuar.

Është e vërtetë se për secilën nga zërat që listova më sipër, ka 20 ankesa serioze, legjitime që mund të bëhen për mënyrën sesi disa qeveri të caktuara menaxhojnë këto përgjegjësi. Është po ashtu e vërtetë se qeveritë moderne mbledhin një sasi të jashtëzakonshme parash në taksa, kështu që nuk duhet të jetë surprizë që disa gjëra bëhen. E megjithatë, do të ishte gabim të mendohej se demokracia përfaqësuese është një fatkeqësi. Është e mirë, por kjo nuk duhet të na pengojë ne që të përpiqemi të bëjmë një sistem edhe më të mirë duke i kushtuar vëmendje mënyrave sesi ai dështon.

Demokracia zgjedhore përfaqësuese ka kaluar shumë ndryshime qëkurse ajo doli në skenë. Ne kemi dëshmuar një rritje të vazhdueshme të konstitucionalizmit dhe përfaqësimit proporcional. Ne kemi parë sesi distrikte me shumë anëtarë dhe jo-gjeografike të bëhen popullore krahas fushatave të financimit publik në disa vende, si dhe ngritjen e shtetit administrativ. Këto ndryshime kanë sjellë përmirësime substanciale, por tani është koha për reformimin e zemrës së sistemit: zgjedhjet. Politika moderne është shumë komplekse saqë të ketë besueshmëri elektorale. Akaparimi  elektoral është shumë i lehtë dhe shumë i rëndësishëm për interesat e fuqishme. Kush është alternativa pra? Të hiqen qafe zgjedhjet. Të përdoren llotaritë për të zgjedhur zyrtarët publikë

Ka precedent historikë për këtë lloj metode, njohur edhe si Shorti. Ka po ashtu një numër akademkësh që kanë argumentuar për një rol të llotarive në zgjedhjen e zyrtarëve publikë përfshirë C L R James, Oliver Dowlen dhe Peter Stone. Në Athinën antike, vendlindja e demokracisë, zgjedhja me llotari përdorej për zgjedhur aktorët politikë në tre nga katër institucionet qeverisëse. Zgjedhja e zyrtarëve politikë në Italinë e mesjetës së vonë dhe rilindjes së hershme përfshinte llotarinë. Në kohë më të vona, Asambletë Qytetare(në të cilat qytetarët zgjidheshin rastësisht për të shërbyer në asamble dhe në të cilat qytetarët dëgjonin ekspertët përpara se të dilnin me propozimet e tyre) janë përdorur në Hollandë për të reformuar ligjin zgjedhor dhe në Kanada(në British Columbia dhe në Ontario). Qytetarë të zgjedhur rastësisht u përdorën po ashtu në procesin e reformës kushtetuese në Islandë në vitin 2010 por asgjë, për nga shkalla e saj, nuk është aplikuar më parë krahasuar  me atë që unë kam ndërmend.

Ka pyetje të vështira për mënyrën sesi saktësisht të strukturosh një sistem politik me zgjedhje llotarie në bërthamën e tij. Ja një qasje, të cilën jam duke e zhvilluar dhe që e quaj llotokracia. Përbërësit bazë janë të hapur. Së pari, më shumë sesa të pasurit e një legjislature të vetme, të përgjithshme si në SHBA me Kongresin, funksioni legjislativ do të përmbushej nga shumë legjislatura, krijuar për një çështje(secila përqendruar p.sh vetëm te bujqësia apo kujdesi shëndetësor). Mund të ketë 20-25 nga këto legjislatura të posaçme , ndoshta duke huazuar diçka nga ndarjet ekzistuese në komitetet legjislative dhe agjencitë administrative: bujqësia, tregëtia dhe mbrojtja e konsumatorit, arsimi, energjia shërbimet njerëzore dhe shëndetësore, zhvillimi I banesave dhe ai urban, imigracioni, puna transporti etj..

Këto legjislatura një tematikëshe do të zgjidheshin me llotari nga juridiksioni politik, me secilën prej tyre të përbërë nga 300 njerëz. Secili prej tyre do të shërbente për një mandate 3 vjeçar. Mandatet do të jenë të skalionuar, kështu që çdo vit 100 njerëz të rinj do të nisin dhe 100 njerëz do ta përfundojnë atë. Të gjithë qytetarët në moshë madhore në juridiksionin politik do të kenë të drejtë të zgjidhen. Njerëzve nuk do t’u kërkohet të shërbejnë nëse zgjidhen, por incentive financiare do të ishte domethënëse, do të bëhen përpjekje për të akomoduar familjet dhe oraret e punës; kultura civike mund të ketë nevojë të zhvillohet në mëyrë që shërbimi të shikohet si një detyre qytetare me kuptim dhe nder. Në një sesion normal një vjeçar legjislativ, 300 njerëzit do të zhvillojnë një agjendë të çështjes legjislative apo dy prej tyre për të cilët punojnë në atë sesion, do të dëgjojnë ekspertët dhe grupet e interesit për to, do të ketë mundësi për mbledhjen e kërkesave dhe reagimeve nga komuniteti dhe ata, eventualisht do të votojnë për të miratuar legjilsacionin apo për ta ndryshuar legjislacionin ekzistues.

Përqendrimi në një çështje të vetme, është esencial në mundësimin e një mësimi më të mirë dhe angazhimit në probleme kokrete, sidomos duke patur parasysh shumësinë e përvojave që anëtarët do të sillnin në institucione dhe faktin se këta individë do të ishin amatorë në detyrën e veçantë të krijimit të legjislacionit. Përfaqësuesit e zgjedhur me llotari do të kenë më shumë kohë për të mësuar për problmet për të cilat po vendosin ligje sesa përfaqësuesit e sotshëm tipikë, që duhet të shpenzojnë kohën e tyre për të mësuar çdo çështje të kësaj bote, ndërkohë që udhëtojnë vazhdimisht, shpallin përgjegjësi dhe bëjnë zotime apo marrin pjesë në krijimin e fondeve për t’u rizgjedhur. Në sistemin llotokratik, ata do të jenë  - të paktën gjatë një mandati të gjatë mjaftueshëm – në mënyrë përshkruese dhe proporcionale, përfaqësues të komunitetit politik, thjesht sepse ata janë zgjedhur rastësisht. Por ata nuk do të kenë në mendje idenë se duhet të përfaqësojnë zgjedhës të caktuar. Përkundrazi, ata do të jenë versione më mirë të informuar të vetes së tyre, që vijnë nga përvoja si tonat, por me mundësinë për të mësuar dhe folur për temën konkrete.

Nuk ka ekzistuar më parë ndonjë sistem llotokratik i pastër, ndaj është e rëndësishme të vihet në dukje se shumëçka mund të shkojë gabim. Përfaqësuesit e zgjedhur rastësisht mund të provohen që të jenë të paaftë dhe që hutohen kollaj. Ndoshta pak njerëz do të dominojnë diskutimet. Ndoshta ekspertët e zgjedhur për të informuar politikëbërësit mund të jenë të gjithë të blerë dhe do të na bindnin që të adoptojmë të njëjtën politikë të sponsorizuar nga korporatat të cilën e kemi tashmë. Ka pyetje të vështira funksionale për mënyrën sesi një sistem i tillë legjislativ do të ndërvepronte me degët e tjera të qeverisë dhe pyetje rreth koherencës së politikëbërjes, buxhetimit, taksimit dhe zbatimit të politikës. Thënë kjo, ja vlen të kujtohet niveli i disfunksionimit që ekziston në sistemin aktual. Ne duhet të mendojmë për përmirësimin krahasues, jo perfeksionimin dhe një sistem llotokratik do të kishte një numër avantazhesh mbi modelin e tanishëm.

Avantazhi më i dukshëm i llotarive është se ato ndihmojnë në parandalimin e korrupsionit apo ndikimit të paligjshëm në përzgjedhjen e përfaqësuesve. Për shkak se anëtarët zgjidhen rastësisht dhe nuk kanë nevojë të garojnë për një zyrë, nuk ka sesi interesat e fuqishme të ndikojnë  ata që bëhen përfaqësues, në mënyrë që të sigurohet se ata që zgjidhen përputhen me këto interesa. Për shkak se nuk ka arsye për të krijosh fonde për rizgjedhje, do të ishte më e lehtë për të monitoruar përfaqësuesit për t’u siguruar se nuk janë blerë.

Një tjetër avantazh i llotarive mbi zgjedhjet është se ato kanë më shumë gjasë të bëjnë bashkë një grup të larmishëm njerëzish, një grup me një ndjesi më të mirë për shkallën e pikëvështrimeve dhe interesave të politikës. Sepse individët janë zgjedhur rastësisht nga juridiksioni, ata kanë më shumë gjasë që të jenë mostra përfaqëuese ideologjike, demografike dhe social-ekonomike të njerëzve në juridiksion, sesa këta individë që sot garojnë me sukses për t’u zgjedhur. Sa për krahasim, 44% e të zgjedhurve në Kongres kanë të ardhura më shumë sesa 1 milionë dollarë; 82% janë meshkuj, 86% janë të bardhë dhe më shumë sesa gjysma janë avokatë apo bankierë. Një studim i fundit empirik nga Scott Page dhe Lu Hongs ka demonstruar se sa më të larmishme grupet e njerëzve, aq më të zgjuara dhe të mira janë vendimet që merren, apo edhe më të afta sesa ato që merren nga grupe më homogjene.

Zgjedhjet i çojnë zyrtarët e zgjedhur të përqendrohen në ato probleme për të cilat ata mund të marrin përgjegjësi për t’i adresuar dhe injorojnë apo lënë pas dore probemet me një horizont më të gjerë, apo ato zgjidhje për të cilat është e vështirë të marrësh merita. Kjo neglizhencë vjen si pasojë e injorancës së votuesit dhe është e pashmangshme si pasojë e incentivat perverse afat-shkurtra që rrjedhin nga zgjedhjet. Përzgjedhja me llotari mund të ndihmojë në shmangien e këtij problemi.

Ndoshta çështja më urgjente me të cilën përballemi është ndryshimi klimatik, një problem kompleks që kërkon aksion kolektiv dhe që do të kërkojë thuajse patjetër një zgjidhje politike. Por shumë nga efektet më të këqija të ndryshimeve klimatike nuk kanë për t’u kuptuar për dekada dhe kështu që politikanët nuk ka gjasë të paguajnë kostot afatshkurtra politike për shkak se ata nuk do të shohin përfitimet afatgjata. Edhe kur hapat që duhen ndërmarrë janë të qartë, shumë zyrtarë të zgjedhur nuk do të veprojnë si pasojë e frikës nga pasojat imediate. Individët e zgjedhur rastësisht nuk do të pengohen nga këto incentiva të shtrembërta. Nëse ka marrëveshje mbi një zgjidhje të efektshme, për ndryshimin e klimës apo për një mori çështjesh të tjera që afektojnë fëmijët dhe nipërit tanë përfaqësuesit llotokratikë do të kenë luksin e analizimit përtej sondazheve të kësaj jave apo të të fondeve të javës tjetër.

Kjo detyrë e rikonceptimit radikal të qeverisjes zakonisht hidhet poshtë si utopi, por nuk ka arsye për të menduar se demokracia elektorale përfaqësuese nuk mund të mos përmirësohet, si çdo lloj tjetër teknologjie.

Sigurisht, duhet të të jemi të vetëdijshëm për kufizimet në materiale; ne duhet të mendojmë në mënyrë kritike dhe me kujdes për atë që dimë, se çfarë kemi mësuar nga psikologjia, ekonomia, historia, shkenca politike, ligjet dhe filozofia. Dhe ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm për rreziqet që ngatërrohen në përpjekjet tona korrigjuese. Disa prej tmerreve më të këqija të shekullit të 20-të ishin rezultat i projekteve politike që shkuan tmerrësisht keq. Ndaj, ne duhet të ecim me kujdes dhe të hedhim hapa të vegjël. Por ne nuk mund të rrimë në vend.

Burimi: Aeon

Titulli dhe përshtatja shqip: ResPublica 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.