"Vetting" kontratave të Gjiknurit

Postuar në 24 Janar, 2019 17:38

Damiani iku, u dogj dhe nuk i dihet nëse do thirret nga Prokuroria për një sërë çështjesh që implikojnë Ministrinë që ka drejtuar. Por letrat e tij po verifikohen nga brenda, nga ministrja që u zuri vendin. 
Pasi pezulloi konçesionin e rrugës Thumanë-Kashar të lidhur me kompaninë Gener 2 të Bashkim Ulajt, Belinda Balluku njoftoi skanimin e të gjitha kontratave konçesionare të hidrocentraleve që nuk janë ende në operimim.
"Do të skanojmë dhe vlerësojmë nëse kontratat ekzistuese janë në përputhje me kushtet mjedisore dhe standardet e kërkuara në zonat përkatëse"- deklaroi Balluku. 

Janë 182 Kontrata që i korrespondojnë 440 HEC-e, nga të cilat vetëm 96 hidrocentrale janë operative. Dosja Gjiknuri mesa duket nuk ka vetëm mëkate që janë denoncuar publikisht por edhe të tjera që qëndrojnë në sirtaret e ministrisë. Kuptohet elozhet e kryeministrit Rama, kur e listoi Gjiknurin te ministrat që i shqepi nga qeveria ishte sa për të përligjur ceremoninë e shkarkimit dhe vyrtitin e Rilindjes që kur punohet edhe gabohet. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.