Miliarderët e planetit nuk ndalen

Postuar në 22 Janar, 2019 10:28

Miliarderët e planeti pasurohen çdo ditë me 2.5 miliardë dollarë kur në të njëjtën kohë gjysma më e varfër e popullsisë së botës i sheh të ardhurat e saj neto të tkurren.

Pasuria e 26 njerëzve më të pasur në mbarë botën arriti në  1.4 trilionë dollarë vitin e kaluar, duke kapur totalin e pasurisë yë 3.8 miliardë njerëzve të varfër.

Miliarderë, të cilat tani janë rreth 2 208 kanë më shumë pasuri se kurrë më parë, në bazë të listës së Oxfam botuar të hënën. Që nga kriza globale financiare një dekadë më parë, numri i miliarderëve pothuajse është dyfishuar.

Studimi vjetor është publikuar para mbajtjes së Forumit vjetor Ekonomik Botëror në Davos, ku takohen disa nga njerëzit më të pasur në botë dhe me ndikimin më të madh në gjithë planetin. Studimi është 106 faqe dhe synon të tërheqë vëmendjen në hendekun gjithnjë në rritje mes të pasurve dhe të varfërve.

Shumica e miliarderëve  janë amerikanë, sipas listës së Forbes. Kjo përfshin Jeff Bezos të  Amazon, Bill Gates të  Microsoft, Ëarren Buffett të  Berkshire Hathaëay dhe Mark Zuckerberg të  Facebook, prona e të cilëve në total kap një vlerë prej 357 miliardë dollarë.

https://edition.cnn.com/2019/01/20/business/oxfam-billionaires-davos/ind...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.