Qeveria lë me gisht në gojë Gener 2, anullon Thumanë-Kashar

Postuar në 21 Janar, 2019 14:46

Në daljen e parë për mediat si ministre e Infrastrukturës, Belinda Balluku njoftoi tërheqjen e qeverisë nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar. Ky segment që financohej nga projekti 1 miliardë dollarë ishte në pritje të nënshkrimit të kontratës me kompaninë “gener 2” të biznesmenit, Bashkim Ulaj.

“Kam vendosur ndërprerjen e partneritetit publik privat për aksi Thuman-Kashar, dhe këto fonde do të shkojnë për “Paktin për Universitetin” për ndërtimin e infrastrukturës”- shtoi ndër të tjera Balluku.

Operacioni financiar duket i paqartë, pasi ministrja e re tha se tërheqja nga Partneriteti Publik Privat për rrugën e Thumanës nuk do të thotë se ajo nuk do të ndërtohet. Kjo vepër do t’i bashkangjitet konçesionit të zgjerimit të Rrugës Tiranë-Durrës, fituar nga kompania Albstar përmes një konçesioni të pakërkuar.

Respuplica e kishte paralajmëruar anullimin e ndërtimit të Thumanë-kashar nga Kompani Gener 2 pas skandalit me kompaninë DH Albania që paraqiti letra të falsifikuara për tenderin e lotit të parë të Unazës së Madhe. Pas kësaj kompania dyshohet se qëndron biznesmeni Ulaj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.