Bahri Shaqiri, tjetër mollë sherri mes Presidentit dhe PS

Postuar në 21 Janar, 2019 12:20

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Bahri Shaqiri, i cili  aktualisht mban detyrën e  keshilltarit të Presidentit per Çështjet e Sigurise Kombetare është propozuar nga presidenti për të drejtuar Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Në propozimin drejtuar kuvendit Meta thotë se, Shaqiri plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret ligjore për t’u emëruar në këtë pozicion.

Sipas kreut të shtetit, zoti Shaqiri është një kandidaturë me eksperiencë në drejtimin e institucioneve dhe  ka njohuritë e duhura në fushën e ligjit dhe auditimit.

Meta shton se  gjatë ushtrimit të detyrave shtetërore, Shaqiri ka patur bashkëpunim të shkëlqyer me partnerët ndërkombëtarë, në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe atij ekonomiko-financiar.

Ky është propozimi i dytë i presidentit për postin e kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Emri i parë që iu çua kuvendit ishte ai i Vitore Tushës, i cili u hodh poshtë nga mazhoranca.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i përfaqësuesve të mazhorancës që paralajëmrojnë rrëzimin e propozimit. Ulsi Manja në një reagim në rrjetet sociale shkruan se Meta është në shkelje të Kushtetutës me kandidaturën e propozuar.

Reagimi i Ulsi Manjës:

Kandidatura e Bahri Shaqirit per Kontrollin e Larte te Shtetit, pervecse eshte nje kandidature me profil te larte politik pasi vjen nga forumet drejtuese te LSI, ka edhe nje problem serioz kushtetues. Kushtetuta e percakton qarte si kriter te kandidatit per drejtimin e KLSH, ekspertizen ne fushen e financave. Mbase zoti Shaqiri ka punuar me financat e LSI dhe kete mund te kete pasur parasysh kryetari ne distance i LSI, Presidenti Meta, kur e ka propozuar. Por e para s'ka te dhena publike per kete aktivitet dhe e dyta edhe sikur te na i vinte ne dispozicion keto te dhena LSI-ja, prapeseprape kjo nuk do ta zgjidhte problemin kushtetues te kandidatures. Madje mund ta komplikonte ate. Natyrisht ky eshte thjesht nje opinion personal juridik, po per sa i takon Komisionit te Ligjeve e shoh realisht te pamundur driten jeshile per zotin Shaqiri. Per te cilin kam respekt per si e ka drejtuar SHISH-in ne kohen kur qeverisnin zoti Berisha bashke me zotin Meta. Nderkohe eshte shqetesues fakti se ne menyre te perseritur, per te disaten here radhazi, Presidenti Meta po manifeston nje mungese te theksuar vullneti per ta lexuar shqip Kushtetuten e Republikes se Shqiperise. Ky po qe eshte nje problem edhe me i madh se sa pamundesia per t'i dhene OK kandidatures se keshilltarit te tij.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.