Nuk ia harrojnë tre ligjet dhe bllokimin për Qarkun e Fierit

Postuar në 19 Janar, 2019 12:42

Vizita blic e Komisionerit të Zgjerimit Johannes Hahn të enjten në Tiranë kaloi pa shumë vëmendje për shkak se takimi me kryeministrin nuk ishte i hapur për mediat, por përmbajtjen e bëri të ditur përmes një njoftimi Zyra e Delegacionit Europian në Tiranë. 

Hahn nuk la vend për optimizëm sa i takon perspektivës europiane të Shqipërisë. Kanë mbetur vetëm 5 muaj nga vendimi i Qershorit për hapjen ose jo të negociatave dhe pikëpyetjet janë të mëdha nëse BE do të hapë dritën jeshile vendit tonë. Një ndër kushtet është edhe dialogu politik mes palëve dhe bashkëpunimi për reformën zgjedhore. 

Në këtë pikë Rama e ka të pamundur të marrë notë pozitive, pasi opozita nuk ka ndërmend t'i bëjnë një dhuratë të tillë kryeministrit, aq më tepër ta rehabilitojë në një një periudhë zgjedhjesh. PD-LSI kanë shpallur nisjen e protestave në në model të ngjashëm me atë që bëri dikur ish-opozita e Edi Ramës kur pengonte marrjen e statusit duke vënë si kusht për tre ligjet mandatin e Qarkut të Fierit. 

Burime nga PD thanë për Respublica thanë opozita do t'i kthejë restom kryeministrit aktual për qëndrimet e mbajtura 6 vite më parë. Këtë e konfirmoi edhe Lulzim Basha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së këtë të shtunë.

"Më pyesin se kur do e rrëzoni Ramën, si do ta rrëzoni Ramën, unë dhe jam i bindur se secili duam ta rrëzojmë tani dhe kjo arrihet vetëm në një mënyrë. Duke bërë njerëzit për vete, duke i ngjalluar besimin te ne, duke  sjellë rreth nesh sa më shumë shqiptarë të bashkohen rreth nesh aq më shpjet do ta shporrim Ramën. Nëse njerëzit besojnë te ne do të ketë shpresë, Rama do rrëzohet edhe formalisht pasi moralisht dhe politikisht ka rënë me kohë”- deklaroi Basha.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.