May habit liderët europianë

Postuar në 19 Janar, 2019 12:04

Kryeministrja britanike Teresa May nuk reflektoi në qëndrimet e saj rreth planit të  Brexit gjatë bisedimeve me krerët e shteteve anëtare të BE, pavarësisht nga rrëzimi i këtij projekti në parlamentin britanik. 

Qëndrimi i zonjës May, e cila përballet me një bllokim politik në vendin e saj, ka lënë ... pa përgjigje diplomatët në Bruksel të cilët duket se kanë pritur një ndryshim të bisedimeve.

Pretendimet e Mei vazhdojnë të përqëndrohen te një afat përfundimtar ligjor për daljen e Britanisë nga BE, mekanizmi i sigurisë për kufirin e Irlandës së Veriut, e drejta e Mbretërisë së Bashkuar për t'u tërhequr në mënyrë të njëanshme, ose një angazhim për të për të finalizuar një marrëveshje tregtare para 2021 për të shmangur hyrjen në fuqi të një backstop-i.

Mei i ka përsëritur këto kërkesa në bisedimet me kryeministrin holandez Mark Rude, kancelaren gjermane Angela Merkel, presidentin francez Emmanuel Makron dhe kryeministrin irlandez Liou Varadkar, shkruan The Telegraph.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.