Pakti i pamundur, në grevë edhe pedagogët

Postuar në 18 Janar, 2019 22:30

Qeveria nuk po arrin të normalizojë situatën në Universitete, të paralizuara që prej fillimit të dhjetorit kur dhe nisi protesta e studentëve. Pjesa që vazhdon t’i rezistojë, mesa duket ka qëllimin politik për të rërzuar Ligjin për Arsimin e Lartë dhe kjo shkon përtej një lëvizje tarifash dhe kushtesh më të mira në konvikte.

Përplasja me qeverinë është politike dhe kjo legjitimon protestën në mos si një zhvillim të ri politik si parathënie e një akti të tillë. Vala e parë që erdhi me protestën e dhjetorit e stimuluar dhe nga situata me një seri skandalesh mbyti 7 ministra, ndërsa qeveria vijon të prodhojë dokumenta dhe shfaqje dialogu që teorikisht mund të jenë një serum deri në zgjedhje, por reagimi në thelb është kundër establishmentit.

Studentët që vijojnë bojkotin u ndihmuan sot ngë një lëvizje e papritur e pedagogëve të Histori-Filologjikut. Asambleja e këtij Fakulteti doli me një vendim unanim, ku jo vetëm mbështet kërkesat e studentëve, por kërkon nga qeveria anullimin e Ligjit për Arsimin e Lartë. Sipas pedagogëve vendimet e marra nga Këshilli i Ministrave cënojnë autonominë e Universiteteve dhe për kërë arsye është paralajmëruar grevë 1 ditore të hënën.

Edhe Asambleja e Personelit Akademik të Fakultetit të Drejtësisë ka dalë me një deklaratë ku mbështet protestën e studentëve dhe shprehet kundër çdo lloj forme presioni ndaj tyre.  Këtë të premte vijoi bojkoti i mësimit në Fakultetin Ekonomik, Politeknik, tek Inxhinieria e Ndërtimit dhe Fakultetin e Shkencave Sociale. Ndërsa në Fakultetin Juridik studentët vijojnë të ndarë në dy grupime, atyre protestues të ngujuar brenda godinës dhe studenteve që presin të rinisin mësimin.

Nga ana tjetër qeveria prezantoi sot Paktin për universitetin,  me pretendimin se drafti u jep përgjigje kërkesave të studentëve që dolën në protestë. kryeministri Rama akuzoi pedagogët se po fshihen pas studentëve duke u bërë pengesë për gjetjen e dialogut.  

Sido që të pērfundojë protesta e studentëve pakti i ofruar nga qeveria në thelbin e vet êshtë i padobishêm. Rregillon disa çështje tarifash, por nuk zgjidh asgjë nê cilësinë e arssimit, është thjesht manovër pêr tê kaluar situatën e sikletshme ku ndodhet qeveria.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.