Incidenti me trashëgimtarin e fronit dhe një dëshmi mbi arvanitasit

Postuar në 18 Janar, 2019 19:42

Ri-publikohet një fragment i botuar në faqen "Ora e Fundit" të gazetës athinase "Scrip" (6 mars 1909). Lajmi i referohet një incidenti që ka ndodhur në zonën e Eleusës -  me titull "Incident me Trashëgimtarin" dhe nëntitull : “Një gur në makinë nga një fëmijë fshatar "-"Qortimet e Princit të Kurorës "

100 vjet më vonë këtë  histori e sjell në vëmendje Pro-Eleusis (një eko-muze modern me qëllim pasurimin e Turizmit Kulturor. Publikimi, i cili është edhe në facebook-un e autorëve vjen me titullin: "Një gur për Pasardhësin" dhe shihet absolutisht si një mësim i historisë.

Teksti sipas orgjinalit:

Trashëgimtari i fronit grek, Konstandini (1868-1923), duke vizituar Eleusën më 5 mars, 1909, nuk e kishte imagjinuar se do të përballej me një aventurë që do kishte si protagonist një djalë dhjetë vjeçar. Teksa ishte duke shijuar udhëtimin me makinë në Eleusë, së bashku me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore, një djalë i vogël, i biri i mjekut Moschopoulos hodhi një gur drejt automjetit të pasardhësit, i cili për fat të keq e goditi në fytyrë princin , por pa e lënduar seriozisht atë. Trashëgimtari kur zbriti nga makina për të qortuar dhjetëvjeccarin, u përball me gratë e zonës të cilat, duke mos e ditur se kush ishte filluan ta mallkonin në gjuhën arvanitase. Kur gratë u informuan nga fshatarët se njeriu që kishin shplarë më herët me komente abuzive ishte Princi i Kurorës, të turpëruara filluan t’i bërtisnin djalit për sjelljen e tij të papranueshme. Të nesërmen (6 mars 1909), gazeta "Scrip" i referohej incidentit, duke theksuar "barbaritetin dhe edukimin e dobët të disa fshatarëve".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.