Të rishikohet Marrëveshja e Dejtonit. Nuk ka siguruar të ardhmen e Bosnje-Hercegovinës

Postuar në 17 Janar, 2019 12:51

Turqia e Recep Tayyip Erdogan kërkon rishikimin e Marrëveshjes së Dejtonit të vitit 1995 që i dha fund luftës në Bosnje – Hercegovinë. Gjatë një konference për shtyp në Ankara me homologen kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç, Erdogan deklaroi se marrëveshja e vitit 1995 nuk ka sjellë paqen.

Ka probleme serioze në Bosnje derisa ka një presidencë me mandat tetë mujor dhe nuk ka një ushtri të vërtetë. Ne shpresojmë që boshnjakët, kroatët, serbët do të jetojnë në solidaritet. Marrëveshja e Dejtonit duhet rishikuar, nuk ka sjellë zgjidhje për të ardhmen e Bosnjes

tha Erdogan.

Ky nuk është rasti i parë që presidenti turk kërkon rishikimin e dokumenteve ndërkombëtare historike. Dy vjet më parë ai kërkoi rishikimin e Traktatit të Lozanës të vitit 1923 që rregullon marrëdhëniet në Egje dhe kufijtë mes Turqisë dhe Greqisë. Nga një perspektivë historike, duket se për këtë të dytën Turqia ka një farë të drejte, ndërkohë që politikisht, edhe për Dejtonin vërejtja e Erdogan qëndron derisa Bosnja është një shtet që qëndron në këmbë me mbështetje ushtarake ndërkombëtare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.