Hahn blic në Tiranë, BE në alarm për eksodin e shqiptarëve

Postuar në 17 Janar, 2019 23:26

Qeveria ka mohuar vazhdimisht se numri i shqiptarëve që duan të ikin jashtë ka shënuar rritje nga viti në vit. Tani alarmi vjen nga Brukseli ku shifrat në rritje janë bërë shqetësim real për vendet anëtare.  Kjo thuhet në një njoftim që zyra e delegacionit europian në Tiranë shpërndau pas takimit që komisioneri Hahn pati me kryeministrin Rama pasditen e së enjtes.

“Komisioneri shprehu shqetësim rreth numrit ende të lartë të aplikimeve të pabazuara për azil nga qytetarë shqiptarë në disa shtete anëtare të BE-së. Shkaqet themelore duhet të trajtohen dhe bashkëpunimi me qeveritë e shteteve anëtare të BE-së, të prekura nga ky fenomen, duhet të intensifikohet më tej”

Po ashtu, kërkesë primare për hapjen e negociatave mbetet dënimi për korrupsionin e niveleve të larta dhe personat e arrestuar për lidhje me krimin e organizuar.

Reforma në drejtësi vazhdon të japë rezultate dhe ristrukturimi institucional i gjyqësorit duhet të përfundojë brenda javëve të ardhshme. Komisioneri Hahn vuri në dukje veprimet e kohëve të fundit kundër krimit të organizuar si një shenjë pozitive në këtë drejtim, që megjithatë duhet të bëhet pjesë e një vazhdimësie arritjesh solide dhe të pasohet me ndjekje penale dhe dënime përfundimtare. Lufta kundër krimit të organizuar dhe lufta kundër korrupsionit në të gjitha nivelet mbeten prioritete në marrëdhëniet BE-Shqipëri.

Komisioneri përsëriti se angazhimi i fortë në procesin e integrimit në BE nga kryeministri Rama është kyç dhe se dialogu konstruktiv politik midis të gjitha partive politike është thelbësore për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Një marrëveshje ndërpartiake për reformën zgjedhore për të trajtuar rekomandimet nga OSBE / ODIHR do të ishte një mundësi e mirë për ta treguar një gatishmëri të tillë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.