Dëshmi apo bllof? El Chapo dha 100 mln dollarë rryshfet ish-presidentit meksikan, Pena Nieto

Postuar në 17 Janar, 2019 15:34

Një dëshmitar kolumbian, Alex Cifuentes, ish-trafikant droge, ka deklaruar gjatë një seance gjyqësore në Neë York, se ish-bosi i trafikut të kokainës, Joaquin Guzman, i njohur me nofkën “El Chapo” i ka paguar ish-presidentit meksikan Enrique Pena Niet, 100 milonë dollarë për të mos e arrestuar. AFP shkruan se ka shumë të dhëna të dyshimta në këtë dëshmi që ëstë akuzë për ish-presidentin meksikan të vitit 2012.

Do të kishte qenë rryshfeti më i madh  në histori. Kam 31 vjet me DEA-në, kam parë rryshfete me miliona dollarë,  qindra - mijëra dollarë, por sigurisht jo një rryshfet të tillë

shprehet ish-kreu i operaconeve në DEA, Mike Vigil.

Mbështetës të ish-presidentit Pena Nieto kanë dalë në mbështetje të tij duke argumentuar se ishte ky president që siguroi që El Chapo të riarrestohej pas arratisjes së tij në vitin 2015. Ka dyshime madje se akuza bie edhe për faktin se çdo rryshfet i dhënë do të synonte shmangien e ekstradimit në SHBA të El Chapo, që në fakt u dërgua në këtë vend pas ndalimit. Ndonëse me shumë dyshime, në Meksikë besohet se çdo gjë ndodh. Sipas zërave të ndryshëm, në këtë vend asnjë kartel nuk vepron pa mbrojtje zyrtare dhe korupsioni është kapilar.

El Chapo është konsideruar si trafikanti më i madh i drogës në botë nga Departamenti Amerikan i Thesarit dhe ka drejtuar kartelin Sinaola. El Chapo – i Shkurtri doli në krye pas arrestimit në vitin 2003 të rivalit të tij Osiel Cardenas Guillen të kartelit të Gjirit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.