Ustai i Athinës e hedh sërish lumin

Postuar në 16 Janar, 2019 22:57

Alexis Tsipras ia hodhi edhe kësaj radhe. Ai ka kaluar provën e mocionit të votëbesimit në Parlament pasi aleati i tij i djathtë, Kamenos u tërhoq nga qeveria. Me 151 vota pro dhe 148 kundër, Tsipras mbette në detyrë duke u përqendruar te vota për marrëveshjen e Prespës që pret ratifikimin nga Parlamenti grek.

Kjo është një votë për stabilitetin. Mora rrezikun duke treguar kuarjo politike sepse ajo që kemi përpara kërkon zgjidhje të qarta

tha Tsipras para votimit.

Kreu i opozitës, Kyriakos Mitsotakis ka kërkuar zgjedhje të përgjithshme dhe e ka cilësuar mocionin një mënyrë për të legalizuar shtetin e rrënuar në katër vitet e fundit. Sipas tij ky votim i ka hapur rrugë njohjes së gjuhës dhe etnisë maqedonase. Tsipras ka cituar një notë verbale të Maqedonisë që garanton dhe konsideron shqetësimet e Greqisë lidhur me çështjen e emrit.

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se që këtej e tutje, vota për Marrëveshjen e Prespës varet nga Potami, një subjekt i qendrës. Kreu i Potamit, Theodhorakis e ka cilësuar votën pro marrëveshjes, një “detyrë patriotike”, por dy prej deputetëve të tij, kërcënojnë me votë kundër.

Përtej analizave, zhvillimi kryesor është se Tsipras qëndron sërish në karrige duke I dhënë të drejtë frikës së Mitsotakis se dorëheqja e Kamenos ishte thjesht dhe vetëm një lojë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.