Telekom Albania shitet te bullgarët e Vivacom

Postuar në 16 Janar, 2019 16:45

Telekom Albania i është shitur për 50 milion euro kompanisë bullgare “Albania Telecom Invest AD”. Njoftimin e ka bërë përmes një deklarate zyrtare grupi “OTE” që është pronari i kompanisë Telekom në Shqipëri dhe që kontrollohet nga grupi gjerman “Deutche Telekom”. 

“Shitja e Telekom Albania mbyll me sukses investimin në Shqipëri të grupit OTE. Është një vendim strategjik në konstekstin e ripërcaktimit të prioriteteve dhe planit të rritjes për grupin tonë, në mënyrë që të krijojmë vlerë për të gjithë aksionerët dhe të mbështetim zhvillimin e qëndrueshëm”-tha drejtori i përgjithshëm i OTE, Michael Tsamaz.

100% e paketës së Telekom në Shqipëri tashmë do të kontrollohet nga manjati bullgar Spas Rusev dhe Elvin Guri, një biznesmen shqiptaro – bullgar në fushën e shërbimeve financiare. 

Rusev ndërkohë ka një eksperiencë më të madhe në fushën e telekomunikacionit pasi zotëron një ndër operatorët më të mëdhenj të këtij tregu në bullgari, kompaninë Vivacom. Menjëherë pas dhënies së miratimit të autoriteteve në Shqipëri, kompania e re do të nisë punën, jo më larg se në muajin qershor të këtij viti.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.