Për kë luan PD?

Postuar në 16 Janar, 2019 14:56

Dy ditë më parë Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me tenderin e ribërë të Lotit i tek Unaza e Re, i cili u anullua në dhjetor. Sipas Partisë Demokratike, më saktë sipas Departamentit Antikorrupsion të PD-së, ARRSH ka modifikuar dokumentat e tenderit në momentin e rishpalljes së tij pas anullimit, me motivin për të favorizuar shoqërinë "Gjoka Konstruksion".

Kujtojmë lexuesin që ky Departament drejtohet nga Lealba Pelinku, deputete e PD, por më parë anëtare dhe Kryetare e Komisionit të Prokurimit Publik.Zonja i njeh pra mirë procedurat e prokurimeve, ndonëse vlen të kujtojmë se KLSH-ja ka rekomanduar kohë më parë dënimin e saj për shkelje në procedura prokurimi me dëm të konsiderueshëm (mbi 2 miliardë lekë të vjetra). Bën habi fakti që për të disatën herë në 12 muajt e fundit ky Departament përfshihet në debat apo diskutim publik për procedura tenderash duke akuzuar shoqëritë private. Çdo akuzë vjen pa prova, por thjesht në interpretime të sforcuara. Dhe më e rëndësishmja: jo çdo kompani private është nën sulmin e PD-së.

Do të ishte e pranueshme një qasje e tillë, nëse PD-ja do të sillte prova dokumentare për të mbështetur akuzat që janë në suazën e hamendësimeve. P.sh në rastin në fjalë:

Partia Demorkatike thotë se kërkesa për licencën NP-12/G është ndryshuar në NP-12/F, kërkesë më e dobët kjo, dhe gjithmonë sipas PD-së kjo kërkesë ka ardhur në favor të shoqërisë “Gjoka Konstruksion”. Por ajo nuk ofron asnjë dokument se a e ka “Gjoka Konstruksion” licencën NP-12/G apo atë NP-12/F, apo cila shoqëri në treg ka njërën apo tjetrën. ResPublica ka investiguar këtë çështje të licencave më parë dhe disponon informacion mbi një numër të konsiderueshëm të shoqërive kryesore të ndërtimit në treg dhe me të drejtë mund të supozojmë që dhe PD-ja e disponon. Ja cila është kjo situatë:

Siç mund të vihet re situata në treg është me e komplikuar nga aludimet e PD-së dhe janë disa firma që kanë si njërën apo tjetrën licencë. 

Nga ana tjetër shtojmë se shumë prej kompanive që marrin pjesë në garë nuk plotësojnë kushtet e vëna dhe as i kontestojnë kushtet e ofertës në afatin e duhur ligjor. Është e natyrshme të pyetet pse kjo sjellje nga ana e tyre? Është një pyetje që në përgjithësi është vështirë të marrë përgjigje, pasi kompanitë private udhëhiqen nga interesi privat që ndërthuret në shumë mënyra. Por është tjetër gjë kur kësaj çështjeje i anashkalon një parti  politike e cila përqendron sulmin politik mbi subjekte të caktuara. Kjo është një sjellje që PD-ja e ka bërë në vijimësi këto pesë vitet e fundit, duke krijuar dyshime të arsyeshme se në fakt brenda saj është interesi i konkurentëve të ndryshëm që përcakton axhendat politike ditore.

Cila është loja e PD-së në këto ndërhyrje që ajo realizon në treg? A po shkel ajo mbi rolin e të qenit opozitë duke marrë atributet e një konkurenti të padukshëm? A luan PD-ja për një prej palëve në garë duke shantazhuar çdo herë autoritetet? A luan për drejtësi? A luan në bashkëpunim me një apo më shumë prej mediave të cilat tashmë është e qartë që janë palë në prokurime? Këto janë pyetje që mbeten të hapura dhe që konfirmohen përditë nga një parti që pretendon se drejton opozitën në këtë vend.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.