Thjesht i vetëdorëzuar, apo edhe i Penduar?

Postuar në 15 Janar, 2019 13:17

U kap, u vetëdorëzua, apo u dorëzua si pasojë e punës policore? Kjo pyetje shtrohet pas një sërë deklaratash që i janë mbivendosur njëra-tjetrës. Ministri i Brendshëm Lleshaj ka bërë një lapsus kur e ka cilësuar Klement Balilin si një person të kriminalizuar, ndërkohë që këtë e vendos gjykata. Nga ana tjetër ai ka deklaruar se dorëzimi ka ardhur si pasojë e një operacioni të kryer në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Meritë të policisë e ka quajtur ndalimin e Balilit edhe kryeministri Edi Rama, i cili shpërndante statuse në tuiter, ndërkohë që ministri Lleshaj jepte konferencën përkatëse për shtyp. Duke akuzuar sërish mediat, Rama, njësoj sin ë rastin e drogës së Maminasit, po këron të marrë meritat dhe të mos lejojë që opsioni i vetëdorëzimit të jetë ashtu siç është vetëdorëzim.

Aspak i lumtur ka qenë sot presidenti Ilir Meta, i cili ka vlerësuar partnerët ndërkombëtarë  dhe ka falënderuar njësitë ligjzbatuese.
Duket se arrestimi i Klement Balilit, një ish-funksionar lokal i LSI-së në Sarandë, përbën një çështje të nxehtë për Metën, së fundmi i përfshirë në konflikt me kryeministrin për dekretet për ministrat. Meta ka marrë pjesë në inaugurimin e kompleksit “Santa Quaranta” në Sarandë, pronë e Balilit, ndërkohë që Koço Kokëdhima, një ish-deputet i PS-së në këtë qytet, ka deklaruar publikisht se Balilajt janë njerëz të afër të LSI-së. I vetëdorëzuar, apo i penduar? Kjo do të përcaktojë shumë gjëra në një çështje që siç dyshohet implikon lidhje të politikës me trafikun e drogës. Minsitri Lleshaj garantoi një proces të drejtë gjyqësor, të cilin ai nuk dihet se nga e merr. Gjyqësori është i pavarur në Shqipëri dhe nuk pyet për ministrin e Brendshëm që duket se ngatërron ushtrinë me qeverinë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.