Operacion i sofistikuar, apo dorëzim në mirëbesim te Drejtori i Policisë Veliu, Ardi ?

Postuar në 15 Janar, 2019 18:50

Tani që kaluan disa orë nga vetëdorëzimi i Klement Balilit dhe zhurma për ndalimin e tij u pakësua për t’i dhënë të drejtë skenarit se i shumëkërkuari u vu në dispozicion të policisë atëherë kur donte vetë, mund të shtohen nja dy element konkretë që mund të jenë të dobishëm.

Nga intervista e nipit të tij, Rigels Balili, rezulton se njeriu kyç nga Policia e Shtetit ka qenë drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu. Mund të mendohet se rëndësia e të kërkuarit në fjalë e bën të domosdoshëm praninë e drejtorit të Përgjithshëm, por në të vërtetë ky vetëdorëzim mund të bëhej edhe ndryshe: Balili mund të dorëzohej në çdo drejtori policie.

Gjithësesi, ajo që nuk është sqaruar në media është fakti se Ardi Veliu me gjasë ka njohje personale me Balilin. Veliu është nga Fushëbardha e Gjirokastrës, por të afërm të të tij kanë vite që jetojnë në Sarandë. Balili nga ana e tij ka rrjet familjar të madh në atë zonë dhe origjina e tij nga fshatrat e Sarandës e lidh me një mijë fije me anën tjetër të malit në Gjirokastër.

Nuk është pra aspak çudi që kontakti me Veliun të jetë çështje besimi mes të njohurish dhe miqsh të përbashkët.

Ky është një element që duhet konsideruar si më pranë të vërtetës sesa ai gjoja operacioni i sofistikuar për të cilin foli Edi Rama. Gënjeshtra është marrëdhënia e vetme që kryeministri ka me qytetarët dhe aq e vërtetë është kjo saqë edhe avokati i Balilit, socialisti Theodhori Sollaku u tall sot në media ku tha se klienti i tij nuk kishte dashur të dorëzohej më parë sepse rëndonte financat e shtetit. Ky është shteti I Edi Ramës, ai i gjeneratës tjetër. Shtet që është lolo me kohë të plotë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.