SHBA lan duart me vrasjen e Khashoggit

Postuar në 14 Janar, 2019 12:59

SHBA duket se ka larë duart me vrasjen e gazetarit të “The Washington Post” Jamal Khashoggi teksa sekretari i Departamentit të Shtetit, Mike Pompeo ka takuar sot dy drejtuesit e monarkisë saudite, mbretin Salman dhe Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman, i cili akuzohet ndërkombëtarisht si urdhërues i vrasjes së gazetarit në konsullatën suaidte në Stamboll.

Takimi mes Pompeo dhe Princit ka zgjatur 45 minuta dhe në të është folur kryesisht për krizën në Jemen, ku Arabia Suadite është aktor kryesor.

Lidhur me vrasjen e Khashoggit, nga Pompeo është shprehur interesim zyrtar për hetimet rreth vrasjes, por nuk janë dhënë detaje. Departamenti i Shtetit është shprehur se Pompeo ka bërë gjithashtu të qartë rëndësinë e një hetimi të besueshëm për vrasjen e Khashoggit, ndërkohë që njoftimi në fjalë ngjan një shtyrje në kohë, në mos mbyllje të çështjes në fjalë. Turqia ka ofruar dhe vënë në dispozicion përgjimet audio të momentit të vrasjes që provon se Khashoggi jo vetëm është vrarë, por është toruturuar. Për këtë arsye kërkesa e SHBA për hetim nga një shtet që është i implikuar direkt është në fakt amnisitim dhe një akt që kujton sjelljen e SHBA-së gjatë luftës Irak-Iran, kur ajo mbyllte sytë, në mos nxiste përdorimin e armëve kimike nga Sadam Husein, të cilin më pas e shpalli diktator.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.