Një pengesë më shumë për hapjen e negociatave

Postuar në 14 Janar, 2019 12:12

Në skadim të afatit një javor për të dekretuar Genti Cakajn si ministër të rinj, kryesia e Partisë Socialiste e pa të udhës të mos e çojë emrin e tij në parlament, por të gjejë si zgjidhje delegimin e kësaj detyre kryeministrit Rama, me kërkesë të këtij të fundit kuptohet.

Këtë zoti Rama e konfirmoi edhe me një status në twitter, ku thotë se presidenti do ballafaqohet më vonë me këto "paudhësi".

"Presidenti s'e ka çdekretuar Ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues.Shkelje e radhës që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese.Deri atë ditë që vjen shumë shpejt,do të jem de jure në këtë rol sepse s'kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit"- shkruan Rama.

Një model që e ndoqi edhe homologu i tij grek, Aleksis Tsipras dhe që Respublica e ka përmendur si opsion. Zgjedhja e Ramës për të marrë Mnistrinë e Jashtme nuk duket e rastësishme në kushtet kur ai vetë është i izoluar nga BE, nuk e pret asnjë kryeministër i dorës së dytë e jo më i vendeve kryesore. Kujtojmë që zoti rama nuk ishte pjesë as e tryezës më të fundit të shefes së diplomacisë europiane, Federika Mogherini me udhëheqësit e rajonit. 

Muajt e ardhhëm janë vendimtarë për Shqipërinë dhe hapjen e negociatave dhe me shumë gjasë kryeministri do të shfrytëzojë momentin për të qenë protagonist qoftë i suksesit, qoftë i dështimit. Lobimi i tij si ministër i Jashtëm ndoshta do kishte efekt në kushte të tjera, por tani që e njohin edhe ndërkombëtarët se cili është ai vetëm sa mund të prishë punë për hapjen e negociatave. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.