Greqia dhe Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme?

Postuar në 14 Janar, 2019 11:53

Greqia dhe Serbia mund të shkojnë së shpejti drejt zgjedhjeve të parakohshme, duke krijuar pasiguri të reja në rajonin tonë. 

Në Athinë, kryeministri Alexis Tsipras ka deklaruar se ai ka kërkuar nisjen e procedurave parlamentare për mocionin e votëbesimit në Parlament pas tërheqjes nga qeveria të partnerit të vet, Kamenos. Tsipras ka falënderuar aleatin e vet që la zyrën për shkak të marrëveshjes së Prespës e cila i njeh Maqedonisë emrin e vet zyrtar. Mocioni mund të aplikohet në mërkurën e kësaj jave, ndërkohë që opozita e drejtuar nga Demokracia e Re ka deklaruar largimimi Kamenos është thjesht një shfaqje. 

Në fakt, kreu i ANEL deklaroi se ai do të votojë kundër qeverisë së Tsipras gjatë mocionit, duke e bërë praktikisht të vështirë, në mos të pamundur vijimin e qeverisë. Greqia ndodhet aktualisht në një situatë paradoksale kur qeveria e Tsipras mbështetet gjerësisht nga faktori perëndimor për shkak të angazhimit të vet për zbatimin e kërkesave të kreditorëve dhe unionit lidhur me krizën, por edhe për angazhimin në raportet me Maqedoninë. Nga ana tjetër, ajo ndodhet nën presionin e brendshëm pikërisht për këto dy aspekte dhe sondazhet flasin për një rritje të opozitës së djathtë greke që sot shpreson të zgjedhjet e parakohshme. Mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë, por në raport me Shqipërisë, kapërcimi prej Tsipras i kësaj krize me gjasë do të krijojë probleme me qeverinë në Tiranë. 

Kryeministri grek e bëri të qartë në konferencën për shtyp me kancelaren gjermane se Athina pret nga Shqipëria zbatimin e të drejtave të minoritetit dhe në kushtet kur qeveria greke gëzon mbështetje të madhe në Bruksel, qëndrimi i saj në raport me Shqipërinë fiton peshë tjetër sidomos kur me të drejta të minoritetit kuptohet vjedhja e pronës që në Tiranën e Edi Ramës bëhet me VKM. 

Në Serbi, zgjedhjet e parakohshme preferohen nga ekipi drejtues që e sheh veten para në sondazhe, por që përballet me protesta. Ato u kanë të kuptohen që dy javë më parë nga presidenti Vuçiç, por përfaqësues të opozitës i kanë hedhur poshtë si mundësi për shkak të standardeve elektorale. Në një intervistë televizive, ministrja e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Zorana Mihajloviç, tha se opsioni i zgjedhjeve qëndron në tavolinë. Ajo ka pranuar se nuk ka informacion se çfarë do të ndodhë dhe se për këtë është Vuçiç që do të vendosë, ndërkohë që ka shpjeguar edhe refuzimin e saj për të biseduar me disa përfaqësues të opozitës, si p.sh ish-ministrin e Jashtëm, Vuk Jeremiç, që sipas saj e hoqi Kosovën si çështje nga OKB, apo me lëvizjen e drejtuar nga Bosko Obradoviç që i sheh femrat si objekte. Duket se zgjedhjet janë opsioni i riafirmimit të Vuçiç në kushtet kur protesta duket se është e izoluar dhe nuk përkon me gërryerjen reale të fuqisë së koalicionit aktual qeverisës në Serbi. 

Në eventualitetin e zgjedhjeve në këto dy vende, vihet në pikëpyetje një ekuilibër shumë i brishtë rajonal dhe politik, që kërcënon axhendat e marrëveshjeve për kufijtë dhe për njohjen e Maqedonisë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.