Apel PS-së për të dalë kundër axhendës së ndarjes së kufijve

Postuar në 12 Janar, 2019 12:12

Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka shpërndarë sot paradite një tjetër status në rrjetin social Facebook, lidhur me situatën e krijuar me emrin e ri për Ministrinë e Jashtme. Sipas Metës, propozimi i Kryeministrit është joserioz dhe e vendos politikën e jashtme të vendit në kushte eksperimentale. 

Sot, në momente të rëndësishme të sfidave tona rajonale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë, ku ustai i madh kërkon të mësojë ‘gjeniun’ si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor. Partia Socialiste ka kapacitete të jashtëzakonshme në fushën e politikës së jashtme dhe Shqipëria ka shumë diplomatë të sprovuar, të cilët mund të vendosen në drejtimin e politikës sonë të jashtme, pa kaluar nga autoshkolla, e ndryshimit të kufijve në gjithë Ballkanin Perëndimor. Shqipëria do jetë gjithmonë faktor paqe e stabiliteti në rajon. Shqipëria o ketë një lidership të besueshëm edhe në kryesimin e OSBE-së.
SHQIPËRIA E PARA

shkruan Meta.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.