Presidenti jep shah te vettingu

Postuar në 11 Janar, 2019 12:42

Gabimi i kryeministrit me përshpejtimin e procedurave për dhënien e certifikatës së sigurisë për Gent Cakajn i kanë dhënë mundësi Presidentit të Republikës që të ndërmarrë një tjetër nismë. Përmes një shkrese dërguar sot Kryetarit të Kuvendit dhe përfaqësuesve të Grupeve Parlamentare, Ilir Meta kërkon ngritjen e një komisioni parlamentar hetimor për Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, që është në varësi të Kryeministrit.

Kërkesa, përtej çdo dyshimi lidhet me veprimtarinë e këtij organi për vlerësimet e dhënë për subjektet e vettingut, duke vënë në dyshim seriozitetin dhe vërtetësinë e tyre. Është një hap që e vendos zyrën e kryeministrit nën shënjestër dhe për të kërkuar të dhëna aty ku ka qenë deri më sot domen i Edi Ramës. I cili mund të urdhërojë rrëzimin e kërkesës, por duke lënë një njollë mbi DSIK dhe certifikatat e tij. Kjo vetëm për shkak se duhej bërë budallallëku me ministrin e Jashtëm. Ky është strategu i Ballkanit. Më poshtë kërkesa e Presidentit:

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.