Lind Maqedonia e Veriut

Postuar në 11 Janar, 2019 20:31

Parlamenti maqedonas ka miratuar sot amendamentin kushtetues për riemërtimin e vendit me emrin Republika e Maqedonisë Veriore. Emri është në përputhje me marrëveshjen me Greqinë duke i dhënë fund tensioneve 27 vjeçare. 

Amendamenti ka marrë 81 nga 120 vota dhe votimi është bojkotuar nga opozita e VMRO-DPMNE. Emri i ri do të hyjë  në përdorim zyrtar pasi të ratifikohet marrëveshja edhe nga pala greke. Vendimi i ka hapur rrugën anëtarësimit të vendit në NATO pasi ai heq kushtet për veton greke. 
Me këtë rast ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka përshëndetur aktin duke deklaruar se në këtë marrëveshje faktori shqiptar ka patur rol vendimtar. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.